Sytë janë pasqyra e shpirtit, por fytyra dhe lëkura e ushqyer, janë pasqyra e shëndetit. Çdokush admiron kur shikon një fytyrë të shëndetshme dhe të ushqyer, veçanërisht kur bukuria është natyrale pa shumë makiazh. Kjo është ëndrra më e madhe e çdo gruaje.Por, shqetësimet fillojnë me shfaqjen e simptomave të para të plakjes – zvogëlimi i volumit të buzëve, rrathët e errëta poshtë syve, rrudhat rreth buzëve, syve dhe qafës.
Nëse nuk i kushtoni vëmendje dhe nuk ndërhyni gjatë shenjave të para të plakjes, këto pjesë të fytyrës fillojnë të relaksohen dhe fillon shfaqja e rrudhave. Rrudhat veçanërisht zhvillohen në atë vende ku memika është më e theksuar, rreth syve dhe buzëve.
Plakja e lëkurës është një proces normal, i cili nuk mund të ndalet, por me disa trajtime kozmetike mund ta ndihmojmë lëkurën të duket më e re, e freskët dhe e gjallë. Teknikat për përtëritje që përdoren zakonisht janë përdorimi i disa procedurave si Botox, mbushës dermal, lazer eCO2, dermapen dhe metoda PRP për ripërtëritjen e lëkurës.
Njerëzit sot kërkojnë trajtime të sigurta dhe jo- invazive, ndërkohë që rezultatet janë menjëherë të dukshme, prandaj këto janë dhe rekomandimet tona …
Rrudhat në pjesën e ballit
Pjesa e sipërme e fytyrës që është balli dhe faqet, janë më rezistente ndaj procesit të plakjes, por shenjat e para janë gjithashtu të pranishme në këto pjesë. Fillimisht shfaqen rrudha në pjesën e ballit, që me kalimin e kohës bëhen më të theksuara, më pas ato bëhen akoma më të thella, dhe bën që të kemi një pamje me të vjetër. Zakonisht rrudhat shfaqen në mes të vetullave dhe rreth syve. Sipas rregullit në procedurën estetike me metodën e Botoxit trajtohet pjesa e sipërme e fytyrës e cila tërheq pjesën e ballit. Para aplikimit rishikohen muskujt të cilët bëjnë pjesë në memikën e fytyrës, dhe tek ato të cilat krijojnë rrudha injektohet Botox me anë të një gjilpëre të hollë.
Trajtimi me Botox është i shpejtë, i thjeshtë i cili për 10 minuta ndikon në muskujt e fytyrës. Nuk i dëmton muskujt dhe nervat e fytyrës dhe mund të aplikohet në një interval kohorë më të gjatë, në mënyrë që gjatë aplikimit të mos japë efekte anësore. Përveç Botoxit, në këtë zonë mund të zbatohet edhe trajtimi me lazerin e fuqishëm fraksional eCO2. Mënjanon rrudhat, krijon linja të bukura dhe pigmentim të lëkurës, përmirëson pamjen dhe cilësinë e lëkurës, mbyll poret dhe ndikon në tërheqjen dhe tonifikimin e lëkurës.Pas 48 orëve nga kryerja e trajtimit, është përfunduar komplet procesi i rinovimit të shtresës sipërfaqësore të lëkurës. Tipari më i rëndësishëm është se lazeri zë vetëm 20% të lëkurës, dhe 80% e zonës tjetër mbetet e paprekur. Procesi i shërimit pas trajtimit të kryer është shumë i shpejtë. Këto dy trajtime mund të kombinohen edhe me metodën PRP.
Rrudhat dhe rrathët e errëta rreth syve
Për çdo person, tipar veçanërisht i rëndësishëm janë sytë, pasi me anë të tyre reflektohen emocionet. Por, me kalimin e viteve humbet elasticiteti duke shkaktuar lëshimin dhe ndryshimin e kapakëve si dhe rrudha rreth syve të cilat në fillim janë të imëta dhe të cekëta. Përveç kësaj, mblidhen dhe inde yndyrore dhe kapakët marrin pamjen e një ‘thesi’. Ndryshimet zakonisht ndodhin pas moshës 30 vjeçare, duke reflektuar një ndjenjë lodhje. Me kalimin e kohës, procesi përparon dhe tek njerëzit shfaqet ndjenja e shqetësimit dhe pakënaqësisë. Pakënaqësi shkaktojnë edhe rrathet e errët rreth syve të cilat shfaqen si rrezultat i lodhjes, pamjaftueshmërisë së gjumit, nga faktorë gjenetikë apo nga reduktimi i konsumit të ujit.
Prandaj me trajtimin Botox, zbatimin e lazerit eCO2 apo me metodën PRP (platelet rich plasma), mund të dukeni më të freskët dhe më të rinj. Metoda e re PRP rigjeneron lëkurën në mënyrë të natyrshme duke perdorur gjakun tuaj. Metoda është plotësisht e sigurt, pasi përdoren vetë mekanizmat tuaja për kryerjen e rekuperimit. Kjo metodë kryhet duke marrë një sasi të vogël të gjakut e cila vendosen në një tub të veçantë, dhe më pas plazma e gjakut pasurohet me trombocite dhe më pas aplikohet në fytyrë. Me aplikimin sipërfaqësor, njomen linjat e holla të rrudhave, ndërkohë që me kryerjen e injektimit të thellë, zvogëlohen rrudhat më të thella, shenjat dhe striat (linjat e hapura nën lëkurë).
Rrudhat rreth gojës
Nga rrudhat rreth gojës askush nuk është kursyer dhe askush nuk mund t’iu shmanget. Rrudhat rreth gojës, zakonisht shfaqen për shkak të sasisë të ulët të kolagjenit në lëkurë, por një arsye tjetër mund të jenë edhe mimikat dhe të qeshurat e shpeshta. Në shfaqjen e rrudhave rreth buzëve, ndikojnë edhe disa vese të këqija siç është pirja e duhanit. Nga rrudhat në këtë pjesë të fytyrës mund të shpëtojmë duke përdorur filer dermik (mbushëse lëkure). Këto përfaqësojnë mbushjen e indeve për rrudha të imëta, të vogla dhe mesatarisht të thella dhe e kthejnë volumin e humbur të fytyrës. Nëse me Botox trajtohet nje e trata e pjesës së siperme të fytyrës, me filer rekomandohet përdorimi i dy të tretës në pjesën e poshtme të fytyrës. Ekzistojnë shumë lloje të filerit dermik, por më të njohurat janë filerite me acid hialuronik i cili gjendet në mënyrë të natyrshme në lëkurën e njeriut. Duke i lidhur molekulat e ujit, produkti i bazuar në acid hialuronik, rrit volumin e tij nën lëkurë duke i sheshuar rrudhat, mbushur buzët dhe duke hequr shenjat. Fileri dermik zgjat 9-18 muaj.
Kujdesi i qafës dhe dekoltesë
Shumë nga gratë, i kushtojnë më tepër vëmendje kujdesit të fytyrës, ndërsa qafën dhe pjesën e dekoltesë shpesh e harrojnë dhe nuk i kushtojnë vëmendje dhe kujdes të mjaftueshëm. Por a e dini se shenjat e para të plakjes shfaqen pikërisht në pjesën e qafës? Të njejtin kujdes dhe vëmendje që tregoni ndaj fytyrës, duhet të tregoni edhe ndaj pjesës së qafës dhe dekoltesë. Zgjidhje për këtë problem mund të kërkoni në kombinimin e teknikave moderne të PRP (platelet rich plasma), mezoterapi me Dermapen dhe lazer eCO2. Dermapeni është një aparat në krye të të cilit gjenden paisje në formën e gjilpërave të vogla me anë të të cilave kryhet trajtimi i lëkurës. Me këtë teknologji origjinale lëkura trajtohet vertikalisht me gjilpëra të shumta me shpejtësi të ndryshme dhe thellësi të adaptuar, mundësisht 1.000 pickime për sekondë. Pickimet janë nën një kënd prej 90 gradë që lejon edhe arritjen e zonave të paarritshme të lëkurës dhe dëmtimi është minimal. Kjo metodë revolucionare me shpim është e sigurt në krahasim me mënyrat tradicionale të shpimit me dermarolerot.
Me Dermapen pickimet /shpimet mikro të fragmentuara, garantohet siguria në stimulimin e induksionit të kolagjenit në epidermën dhe dermën nëpërmjet aftësisë fiziologjike të lindur të lëkurës, që të ndikojë në rigjenerimin e saj.