Terapia rrezatuese e përshpejtuesit më të fuqishëm TRILOGY

Terapia rrezatuese është një teknikë gjatë së cilës përdoret një nivel i lartë i energjisë, rrezet X i shkatërrojnë qelizat e kancerit, me një mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme përreth. Kur përdoret, cilat janë avantazhet e terapisë rrezatuese me përshpejtuesin linear bashkëkohorë TRILOGY, si dhe çfarë duhet të prisni nga trajtimi, përgjigje morëm nga Dr. Sllavica Kraleva, specialiste në onkologji dhe radioterapi.

Terapia rrezatuese është një teknikë gjatë së cilës përdoret një nivel i lartë i energjisë, rrezet X i shkatërrojnë qelizat e kancerit, me një mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme përreth. Kur përdoret, cilat janë avantazhet e terapisë rrezatuese me përshpejtuesin linear bashkëkohorë TRILOGY, si dhe çfarë duhet të prisni nga trajtimi, përgjigje morëm nga Dr. Sllavica Kraleva, specialiste në onkologji dhe radioterapi.

Terapia rrezatuese përdoret:

  • Si një trajtim i pavarur kurues
  • Para kryerjes së operacionit në mënyrë që tumori të zvogëlohet
  • Pas operacionit në mënyrë që ti shkatërrojë qelizat e tumorit të cilat mund të kenë mbetur pas operacionit
  • Sëbashku me kimioterapinë, duke i bërë qelizat e kancerit më të ndjeshme
  • Pas kimioterapisë në mënyrë që ti shkatërrojë qelizat e tjera të kancerit
  • Për të kontrolluar simptomat siç janë dhimbja dhe gjakderdhja

Terapia rrezatuese me TRILOGY

Terapia me rrezatim të jashtëm është terapia më e përdorur, gjatë së cilës me ndihmën e një aparati të veçantë, të quajtur përshpejtues linear TRILOGY, transmetohen doza të larta të rrezeve X në mënyrë të drejtpërdrejtë në tumor. Me përshpejtuesin linear TRILOGY mund të ndryshohet pozicioni dhe mund ta rrezatoni trupin tuaj në disa kënde. Me ndryshimin e këndit, rrezatimi mbulon plotësisht pjesën që do të rrezatohet, por sigurisht duke mbrojtur indet e shëndetshme.

Llojet e radioterapisë me TRILOGY

SRS (radiokirurgjia stereotaktike): ka për qëllim që ta drejtojë dozën e rrezatimit në mënyrë të saktë dhe precize  drejt zonave të synuara. SRS përdoret për rrezatimin e zonës në të cilën gjendet tumori. Kjo terapi rrezatuese mund të përdoret edhe për trajtimin e tumoreve në ato pjesë të trurit të cilat nuk mund të operohen.

IMRT (radioterapia me intensitet të moduluar): rezulton me shpërndarjen e dozës së lartë të rrezatimit të cilin duhet të marrë tumori, dozë e cila është e përshtatshme maksimalisht për të, madje edhe kur forma  e tij është komplekse dhe e pasaktë. Me ndihmën e kësaj teknike të rrezatimit, vendoset doza e dëshiruar në tumor, me një mbrojtje maksimale të organeve të shëndetshme.

IGRT  (radioterapia e drejtuar nga imazhet): mundëson përcaktimin dhe lokalizimin e tumorit gjatë kryerjes së trajtimit. Falë kontrolleve të përditshme me imazhe (fotografim) mund të vërehet nëse tumori të cilin duhet ta rrezatojmë, ndodhet në fushën e rrezatimit. Pacienti fotografohet  jo vetëm para terapisë, por, edhe gjatë saj, duke mundësuar në këtë mënyrë parandalimin e mundshëm të spostimit  të tumorit gjatë periudhës së filmimit.

Çfarë duhet të prisni nga trajtimi me rrezatim?

Gjatë periudhës së trajtimit nuk do të ndjeni dhimbje. Lloji dhe doza e rrezatimit që do t’ju rekomandojë mjeku do të jetë e përshtatshme sipas diagnozës, llojit të kancerit, fazës, madhësisë dhe vendndodhjes së tij.  Gjendja juaj shëndetësore, gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në trajtim.  Specialist juaj në radioterapi, do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë mjekët tuaj, dhe së bashku do të planifikojnë trajtimin më të mirë për ju. Do të bisedojnë me ju para se të filloni trajtimin dhe do t’ju shpjegojnë në lidhje me efektet anësore të mundshme të cilat mund të shfaqen gjatë trajtimit.

A mund të shfaqë efekte anësore terapia rrezatuese?

Terapia rrezatuese ka për qëllim shkatërrimin e qelizave të kancerit, por ndonjëherë gjatë periudhës së trajtimit mund të shfaqen edhe efekte anësore. Nëse këto efekte anësore trajtohen në kohë, ato mund të zhduken në javën e parë të rrezatimit. Lodhja, humbja e oreksit dhe irritimi i lëkurës janë efektet anësore më të shpeshta. Patjetër duhet ta informoni mjekun dhe stafin mjekësor për efektet anësore. Ata do t’ju informojnë se sit ë veproni dhe të përballeni me to në mënyrën e duhur.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura