Testet e shpejta në SHBA u treguan si mënyra më efikase për zbulimin e pacienteve asimptimatike

Në rreth 15  përqind të popullsisë që janë testuar në Nju Jork, SHBA në gjak ka pasur prezencën e antitrupave ndaj koronavirusit. Sipas të dhënave të fundit që i njoftoi guvernatori i Nju Jorkut Endru Kuomo, nga 7.500 qytetarë të përfshirë në testimin e fundit 14,9 përqind janë raste pozitive. SHBA zbaton aksion për testim masiv të qytetarëve me teste të shpejta serologjike që zbulojnë prezencën e antitrupave që njeriu i krijon kundër virusit. SHBA gjendet në një situatë të rëndë me përhapjen e numrit të të prekurve nga Covid-19, ndërsa testimi për antitrupat bën pjesë në strategjinë e testimit masiv me qëllim që të vërtetohet sa është populli imun.

Në SHBA përqindja e personave që kanë zhvilluar antitrupa vazhdimisht po rritet. Ka diferencë në përqindjet mes burrave dhe grave, dmth. burrat kanë krijuar më shumë antitrupa sepse janë më të cenueshëm ndaj infektimit.

Testimi me testet e shpejta serologjike është mënyra e vetme për zbulimin e numrit real të personave të prekur sepse të gjithë mbartës të koronavirusit nuk tregojnë simptoma. Testet molekulare tregojnë prezencën e virusit në trupin në momentin kur personit i shfaqin  simptomat.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi në vendin tonë në të cilin kryhen të dy llojet e testeve për koronavirus- testi serologjik me të cilin vërtetohet prezenca e antitrupave IgG dhe IgM si rezultat i kontaktit të mëparshëm me virusin SARS- CoV-2 dhe testi molekular  PCR.

Testimi me testet e shpejta serologjike është mënyra e vetme për zbulimin e numrit real të personave që janë të prekur sepse të gjithë mbartës të koronavirusit nuk tregojnë simptoma. Me testet molekulare vërtetohet prezenca e virusit në trupin në momentin kur personit paraqiten simptomat.

Sipas rezultateve të deritanishme nga testimi në Spitalin Klinik “Acbadem Sistina”,  18 përlind të personave që janë testuar me testet serologjike kanë dalë pozitive për antitrupat IgG dhe IgM.

Shpërndaj