Stres inkontinenca dhe trajtimi me lazer

Stres inkontinenca ka të bëj me lëshimin e  pavullnetshëm të urinës, për shkak të pamundësisë për të kontrolluar fshikëzën e urinës madje edhe gjatë mundimeve minimale siç është ndryshimi i shpejtë i pozicionit të trupit, kollitja apo teshtitja. Fshikëza e urinës zgjerohet gjatë mbushjes me urinë. Në situata normale muskujt, ligamentet dhe sfinktrat kontrollojnë shkarkimin e urinës. Por kur këto muskuj dobësohen, gjatë çdo teshtitje,kollitje apo qeshje kur rritet presioni interabdominal, shkarkohet urina në mënyrë të pakontrolluar. Shkarkimi i urinës mund të jetë disa pika por gjithashtu mund të jetë një rrymë e tërë. Kjo gjendje është më e zakonshme tek gratë, dhe shfaqet si pasojë e ndryshimeve fizike në trup gjatë procesit të plakjes. Shkak i shfaqjes së këtyre ndryshimeve është:

  • Akti i lindjes tek gratë, çlirimi i sfinkterit dhe muskujve të pelvisit, mund të ndodhë për shkak të dëmtitmit të indit apo nervave gjatë aktit të lindjes natyrale. Simptomat shfaqen menjëherë ose pas disa vitesh. Në 50% të rasteve stres inkontinenca shfaqet tek gratë të cilat kanë lindur shumë fëmijë.
  • Menopauza
  • Operacionet e kryera në pelvis
  • Dobësimi i muskujve në pjesën e fshikëzës së urinës

Fazat e stres inkontinencës

Pothuajse 1/3 e pacienteve me stres inkontinencë kanë edhe inkontinencë urgjente. Në bazë të peshës ndahet në tre faza:

Faza e parë – urina humbet gjatë stresit, por asnjëherë gjatë pozicionit shtrirë apo gjatë natës kur jeni duke fjetur.

Faza e dytë – humbja e urinës ndodh gjatë ecjes, gjatë momentit kur ngriheni ose kur uleni.

Faza e tretë – humbja e urinës gjatë qëndrimit në këmbë si dhe gjatë qëndrimit në pozicion të shtrirë.

Diagnoza

Diagnoza e saktë është shumë e rëndësishme për përcaktimin e terapisë së duhur. Në procedurat diagnostikuese përfshihet ekzaminimi anamnistal nëpërmjet të cilit mund të vendoset diagnoza preliminare (paraprake). Më pas është e nevojshme që të bëhen analiza laboratorike me qëllim që të përjashtohet infeksioni si shkak i inkontinencës. Gjithashtu, si shkak për inkontinencën urinare përdoren edhe procedura joinvazive si uretro-cistoskopia, cistografia, shqyrtimi urodinamik, elektromiografia.

Trajtimi i stres inkontinecës

Pasojat e stres inkontinencës mund të jenë tepër serioze. Përveç pasojave higjenike, këtu përfshihen edhe pasojat psikologjike dhe socialo – mjekësore. Prandaj është i rëndësishëm trajtmi i duhur i cili përbëhet nga trajtim kirurgjik dhe jo kirurgjik.

Trajtimi kirurgjik

Ekzistojnë shumë metoda të vjetra kirurgjike në fushën e kirurgjisë klasike të hapur, e cila ka për qëllim rindërtimin e bashkimit të këndit të fshikëzës së urinës dhe kanalit urinar, dhe në të njejtën kohë ngritjen e fshikëzës. Të gjitha këto janë zëvendësuar me operacione sling minimalisht invazive, ku nëpërmjet një prerje kirurgjike minimale vendoset një shirit me material të veçantë.

Trajtimi me lazer i stres inkontinencës

Trajtimi me lazer, është një zëvendësim i trajtimit kirurgjik në fazë të lehtë dhe të mesme të stres inkontinencës (mosmbajtjes së urinës). Me këtë trajtim arrihet krijimi dhe  rimodilimi i kolagjenit të ri, i cili rezulton me normalizimin e funksionit të mbajtjes së urinës në fshikëzën e urinës.

Shpërndaj