Menopauza është një etapë e tranzicionit permes moshës 40 – 50 vjeçare të gruas, etapë kjo në të cilën gruaja ka një reduktim të prodhimit të hormoneve seksuale. Kjo ndodh shpesh me një cikël menstrual të parregullt, pa ovulim, deri sat ë vijë një moment kur menstruacionet zhduken krejtësisht, poashtu edhe kapaciteti riprodhues.
Simtomat që shfaqen gjatë kësaj etape, mund të kenë pasoja psikologjike dhe fizike, pasi shfaqen një numër I madh ndryshimesh fiziologjike që zakonisht ndodhin për shkak të mungesës së estrogjenit si djerësitja, afshet e nxehta, irritim, thatësi vaginale, ankth, dhe kështu me rradhë. Gjithashtu, ndryshimet në përbërjen e trupit kanë të bëjnë me rritjen e masës së yndyrës dhe rënien e masës së muskujve, duke bërë të mundur rritjen e peshës trupore.
Gjatë menopauzës, gjithashtu rritet rreziku I shfaqjeve të sëmundjeve kardiovaskulare, pasi mund të shfaqen faktorë të rrezikut të tilla si kolesteroli I lartë, diabeti apo hipertensioni. Gjithashtu rritet edhe rreziku I shfaqjes së osteoporozës. Kjo ndodh për shkak se gjatë kësaj etape, rënia e hormoneve seksuale femërore prodhon dekalcifikim në një fazë të rëndë e cila rrit rrezikun e frakturave të kockës. Ushqimi është çelësi i parandalimit të shfaqjes së këtyre faktorëve të rrezikut, por mbi të gjitha, është një nga fazat e hershme të jetës.
Reduktimi i faktorëve të rrezikut
Sëmundjet kardiovaskulare: gjatë menopauses shumë gra përjetojnë një rritje të kolesterolit total, si dhe një rënie të kolesterolit HDL (kolesterolit të mirë), gjë kjo e cila e bën gruan të pambrojtur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Nuk duhet të harrojmë se niveli I lartë I kolesterolit HDL është një mbrojtje ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo është arsyeja se pse në këtë moshë shkalla e sulmeve të zemrës ndërmjet burrave dhe grave barazohet. Në këtë etapë gjithashtu është shumë e zakonshme që të vërehet rritje e presionit të gjakut. Për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare duhet të keni parasyshë:
Reduktimin e yndyrërave të ngopura , kolesterolin ( të cilat gjenden kryesisht tek mishi dhe produktet e mishit).
Rritjen e konsumit të yndyrave të pangopura ( ulliri, luledielli, margarina, frutat e thata, peshku blu).
Të reduktoni peshën nëse jeni mbipeshë
Të kontrolloni futjen e kripës në ushqim
Të mereni me aktivitet fizik në mënyrë të moderuar (kontrolluar)
Në këtë periudhë të jetës rritet rreziku I osteoporoses, prandaj është tepër e rëndësishme që kjo gjë të parandalohet gjatë adoleshencës, pasi gjysma e masës kockore fitohet gjatë kësaj periudhe. Prandaj, marrja e kalciumit dhe vitaminës D, si në adoleshencë edhe në moshë të rritur, është çelësi për të arritur në menopaz me kocka të forta dhe që janë në gjendje për tu përballur me dekalcifikimin e kockave që është një shfaqje karakteristike në këtë etapë të jetës. Kështu, produktet e qumështit janë të rëndësishme në kontekstin e një ushqimi të larmishëm dhe të ekuilibruar për një furnizim adekuat të kalciumit. Disa këshilla për të përmirësuar absorbimin e kalciumit janë:
– Sigurimi i pranisë së vitaminës D në ushqim, e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit
– Ekspozimi ndaj diellit, por pa e teprurar dhe gjithmonë me faktor mbrojtës
– Reduktimi I konsumimit të proteinave me origjinë shtazore, për shkak se proteinat e tepërta në ushqim shkaktojnë dekalcifikim në kocka
– Shmangni duhanin dhe alkoolin
– Merruni me aktivitet fizik pasi ai ndihmon për të rregulluar kalciumin në kockë, prandaj është e rëndësishme që të filloni të lëvizni më tepër, sigurisht sipas kapacitetit fizik të të çdo njeriu.