Ushqehuni shëndetshëm

Që të ushqeheni shëndetshëm nuk do të thotë të ndiqni rreptësisht ndonjë dietë, të jeni tepër të dobët dhe të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar. Ushqehuni shëndetshëm para së gjithash që të ndiheni mirë, të keni më tepër energji dhe të stabilizoni gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse jeni të lodhur nga “ekspertët” të cilët vazhdimisht ju thonë se cili është ushqimi i duhur për ju dhe cili jo, besoni se nuk jeni vetëm ju.

Këtu keni disa këshilla se si duhet të ushqeheni shëndetshëm, të ndjeni shijen dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve:

Është më mirë që të ndiqni disa hapa të vogla në vend që të vendosni për ndonjë ndryshim të madh.

Në vend që të lodheni duke numëruar kaloritë e marra dhe të masni madhësinë e pjatës tuaj, kushtoini vëmendje më tepër ngjyrës, larshmërisë dhe freskisë së ushqimeve. Në këtë mënyrë do t’a keni më të lehtë për të bërë zgjedhjen e ushqimit të shëndetshëm. Zgjidhni ushqimin që doni dhe recetat të cilat përmbajnë të paktën 5 përbërës të freskët.Gradualisht, ushqimi juaj do të bëhet më i shëndetshëm dhe më i pëlqyeshëm. 

Filloni të ndryshoni gradualisht zakonet e ushqimit

Për të filluar me një dietë brenda ditës, nuk është një ide as e mënçur dhe as reale. Duke i ndryshuar zakonet plotësisht, mund t’ju bëjë që të hiqni dorë për një kohrë të shkurtër. Bëni hapa të vegjël por të dobishëm. Për shembull: shtoni sallatë ( një apo disa perime) një apo dy herë në ditë, si dhe filloni të gatuani me vaj ulliri në vend të vajit të zakonshëm. Kur këto hapa të vegjël do t’ju bëhen zakon, atëherë do të vazhdoni të bëni hapa akoma më të shëndetshme në lidhje me ushqimin tuaj.

Çdo ndryshim që do të bëni për të përmirësuar ushqimin tuaj, ka një domethënje të madhe.

Nuk duhet të eliminoni të gjitha ushqimet tuaja të preferuara të cilat i shijoni, me qëllim për t’u ushqyer shëndetshëm. Qëllimi afatgjatë duhet t’ju shërbejë për t’u ndjerë mirë, të keni më tepër energji, për të reduktuar rrezikun e kancerit dhe të sëmundjeve të tjera. Mos lejoni që koncesionet t’ju çojnë në një rrugë tjetër, çdo ushqim i shëndetshëm të cilin do t’a konsumoni vlen së tepërmi.

Shpërndaj