Trigliceridet janë një lloj yndyre në gjak që trupi i përdorë për t’iu dhënë energji muskujve. Rritja e triglicerideve në trup, rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, si dhe shpesh mund të jetë shenjë e çrregullimeve në metabolizëm. Vlerat e triglicerideve mund ti mësoni në një mënyrë shumë të thjeshtë, me anë të analizës së gjakut.
Cilat janë vlerat normale?
Vlera normale e triglicerideve nuk duhet ta kalojë vlerën mbi 150. Vlerat ndërmjet 150-200 konsiderohen si vlera që i përkasin kufirit të lartë. Vlerat e larta janë vlerat 200-500, ndërsa vlerat më të larta se 500, konsiderohen si vlera të larta të rrezikshme.
Zakonisht nuk kanë simptoma
Vlerat e larta të triglicerideve tek shumica e pacientëve nuk japin simptoma. Nëse çrregullimi I vlerave ndodh si rezultat i predispozitës gjenetike, tek pacientët vërehen depozita yndyrore të quajtura ksantoma. Në raste të rralla, hipertrigliceridet mund të shkaktojnë inflamacion të pankreasit, I cili mund të shkaktojë dhimbje të papritura dhe të forta të barkut, të përziera dhe të vjella dhe ethe.
Çfarë mund ti shkaktojë trigliceridet?
Ekziston shumë arsye të cilat mund të shkaktojnë rritjen e vlerave të triglicerideve siç është shtimi në peshë, sheqeri i pa kontrolluar në gjak, sëmundjet e gjendrës tiroide, sëmundjet e veshkave, marrja e tepërt e ushqimeve që përdoren për djegien e kalorive, konsumi I tepërt I alkoholit. Si një nga shkaqet përmendet edhe marrja e disa ilaçeve të caktuara siç janë: steroidet, estrogjeni, bllokuesit-beta, diurotikët, tabletat kontraceptuese … Tek disa pacientë, vlerat e larta të triglicerideve mund të jenë të trashëguara nga familja.
Para marrjes së ilaçeve, rekomandohet ulja e vlerave në mënyrë natyrale
Rekomandimi I pare që do t’ju japë mjeku i familjes, është që të tregoni kujdes ndaj ushqimit dhe stilit të jetesës, kjo nënkupton futjen e regjimit në ushqim, i cili nuk përmban yndyrë të shoqëruar me aktivitet fizik. Ajo ndaj të cilës duhet të tregoheni të kujdesshëm, është reduktimi i futjes së sheqerit në ushqim. Reduktoni pirjen e alkoholit, pasi ai ka një ndikim të madh në nivelin e yndyrës, e njejta gjë vlen edhe për duhanin. Konsumi i peshkut dhe suplementet e pasura me acide yndyrore omega, ndihmojnë në reduktimin e yndyrës. Për të zvogëluar vlerat e triglicerideve, përdoren edhe ilaçe, por fillimisht bëhen përpjekje për ta zvogëluar vlerën e tyre në rrugë natyrale me anë të këshillave të përmendura më lart. Ilaçet rekomandohen për pacientët me rrezik të shfaqjes së sëmundjeve koronare. Trajtimi varet edhe nga vlerat e kolesterolit në gjak, edhe nga vlerësimi i faktorëve të rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve koronare dhe të zemrës.