Jeta me pejsmejker

Pejsmekeri juaj është një mrekulli moderne, një zgjidhje mjekësore shkencore për problemet elektrike të rrahjes së ngadaltë të zemrës. Pejsmekeri (stimuluesi kardiak) bën të mundur vazhdimin e funksionimit normal të zemrës, tek miliona pacientë në botë.  Dr. Ivan Trajkov, kardiolog elektrofiziolog  në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ shpjegon se si duhet të jetoni dhe në çfarë duhet të tregoni kujdes në rast se keni të montuar një pejsmejker (stimulues kardiak).

Pejsmekeri juaj është një mrekulli moderne, një zgjidhje mjekësore shkencore për problemet elektrike të rrahjes së ngadaltë të zemrës. Pejsmekeri (stimuluesi kardiak) bën të mundur vazhdimin e funksionimit normal të zemrës, tek miliona pacientë në botë.  Dr. Ivan Trajkov, kardiolog elektrofiziolog  në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ shpjegon se si duhet të jetoni dhe në çfarë duhet të tregoni kujdes në rast se keni të montuar një pejsmejker (stimulues kardiak).

Si punon ky stimulues kardiak?

Pejsmekeri është një kompjuter i vogël i cili lidhet me zemrën tuaj nëpërmjet disa telave të hollë (elektrodave). Impulse udhëtojnë nëpër këto elektroda drejt zemrës tuaj, dhe kanë të caktuar kohën për tu shfaqur në interval të rregullta, sikurse impulse e pejsmekerit tuaj natyral.  Zakonisht, këta stimulues kardiak punojnë vetëm kur është e nevojshme që të punojnë.  Pejsmekeri çaktivizohet në rast se rrahjet e zemrës tuaj janë mbi kufirin e caktuar. nëse pulsi bie nën kufirin e caktuar, pejsmekeri aktivizohet përsëri.  Në një fare mënyre, pejsmekeri funksionon si një termostat. Dallimi ndërmjet pejsmekerit dhe termostatit është se pejsmekeri funksionon në bazë të rrahjeve të zemrës, ndërsa  termostati në bazë të temperaturës.

Sa zgjasin bateritë e pejsmekerit dhe si ndërrohen ato?

Bateritë e pejsmekerave modern zgjasin shumë më tepër se ato të modeleve të mëparshme (12-14 vjet).  Si çdo aparat elektronik, edhe pejsmekeri kërkon një kujdes të caktuar. Për shembull, bateritë me kalimin e kohës do të konsumohen , dhe për këtë arsye duhet të zëvendësohen.  Kjo është një procedurë kirurgjike minimale.  Kur të fillojnë të harxhohen baterit, pejsmekeri juaj do të ngadalësohet, por nuk do të ndalet menjëherë. Duke përdorur një analizues të veçantë, mjeku juaj do të mund të detektojë shenjat  e para paralajmëruese  të rënies së baterisë.

Matni pulsin tuaj

Matja e pulsit tuaj të zemrës, është një mënyrë e mirë për të provuar nëse zemra juaj pompon rregullisht. Me çdo rrahje zemra pompon gjak nëpër enët tuaja të gjakut. Ju mund ti ndjeni rrahjet  nëse vendosni majat e dy gishtërinjve në pjesën e brendshme të kyçit të dorës, ose mbi arterien e qafës. Numri i rrahjeve  është i njejtë me numrin e rrahjeve të zemrës.  Matni pulsing tuaj për një minutë, mbani mend numrin e rrahjeve, në mënyrë që të shihni nëse është poshtë kufijve të pranueshëm të pejsmekerit tuaj. Mjeku juaj do t’ju thotë se sa rrahje duhet të ketë zemra për një minutë.  Nëse pulsi juaj është tepër i ngadaltë apo tepër i shpejtë, duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.

Ilaçet duhet ti merrni sipas rekomandimit të doktorit

Është shumë e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet për marrjen e ilaçeve të lëshuara nga doktori. Shkak për këtë është se ilaçet funksionojnë sëbashku me pejsmekerin dhe në këtë mënyrë e ndihmojnë zemrën të funksionojë rregullisht. Doktori mund t’ju kërkojë që të mbani ditarë, në të cilin do të mbani evidence e pirjes së ilaçeve.  Ndiqni të gjitha udhëzimet, respektoni dietat dhe aktivitetin fizik. Lejoni për tetë javë adaptimin e pozicionit të pejsmekerit tuaj. Gjatë kësaj periudhe duhet të shmangni lëvizjet e menjëhershme dhe të dhunshme.

Paralajmërime dhe infomacione të tjer

Shmangni presionin në zonën ku është vendosur pejsmekeri juaj. Mund të laheni apo të bëni banjë pa problem. Pejsmekeri juaj është krejtësisht i mbrojtur nga uji.

  1. Ndiqni programin e aktiviteteve të rekomanduara nga doktori. Udhëtimet me makinë, me tren apo me avion nuk janë të rrezikshme. Personat  me pejsmeker mund të vazhdojnë të kryejnë jetë seksuale aktive.  
  2. Merruni çdo ditë me aktivitet fizik, mund të bëni shëtitje të shkurtra apo ti lëvizni duart dhe këmbët  me qëllim për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.  Nëse nuk jeni të sigurt rreth ushtrimeve, mund të këshilloheni me mjekun tuaj.  Ju mund të kryeni të gjitha aktivitetet normale të një personi të moshës tuaj.
  3. Mos e teproni – ndaloni para se të ndjeni lodhje. Kryerja e aktivitetit të përshtatshëm duhet t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe jo më keq.

Kontaktoni doktorin nëse:

  1. Keni vështirësi në frymëmarrje
  2. Filloni të rriteni në peshë dhe këmbët tuaja fillojnë të ënjten
  3. Humbisni ndjenjat, ju errësohen sytë apo keni marramendje.

Kur shkoni tek mjeku dhe stomatologu, duhet ti informoni ata që keni pejsmeker para se ata të fillojnë me çdo lloj intervenimi.

Pajisjet moderne dhe stimuluesit kardiak (pejsmeker)

Stimuluesët kardiak modernë, përmbajnë mekanizma mbrojtës të cilat i mbrojnë nga interferencat e shkaktuara nga aparatë të tjerë elektrikë, me të cilat përballemi në jetën e përditshme.  Aparatët të cilët i përdorim për punët e shtëpisë, nuk mund të ndikojnë në pejsmekerin tuaj.  Nëse ndjeni ndonjë lloj interference të pejsmekerit tuaj, largohuni menjëherë ose mund ta fikni aparatin që keni vënë në punë. Pejsmekeri juaj nuk do të jetë i dëmtuar gjatë dhe do të vazhdojë me aktivitetin normal. Konsultohuni me mjekun tuaj për disa situata të caktuara (p.sh, puna me pajisje industriale me tension të lartë, apo me forca magnetike. Këtu përfshihen edhe procedurat kirurgjike. Disa lloje të pajisjeve mjekësore, si rezonanca magnetike, mund të ndikojnë në punën e pejsmekerit.  Vitet e fundit, ekzistojnë sisteme të pejsmekerit të cilët lejojnë regjistrimin e rezonancës magnetike. Pacientët të cilët punojnë pranë pajisjeve të rënda , me forcë magnetike, apo pajisjeve mjekësore, duhet të jenë të vetëdijshëm se pejsmekeri i tyre nuk mund të funksionojë siç duhet në kushte të tilla.

Mbani gjithmonë kartën tuaj speciale të identitetit

Gjatë çfarëdo lloj aksidenti, karta juaj specialedo t’iu bëjë të ditur personave të cilët do t’ju ndihmojnë se ju keni pejsmeker. Kjo kartë mund të jetë tepër e dobishme nëse udhëtoni me avion. Detektuesit e metalit mund ta regjistrojnë metalin në pejsmekerin tuaj, por nuk mund ta dëmtojnë. Duke e treguar këtë kartë ju mund të parandaloni disa situata të caktuara.

Kryeni kontrolle të rregullta të pejsmekerit tuaj

Që pejsmejkeri juaj të funksionojë siç duhet, duhet të kryeni kontrolle periodike të elektrodave dhe baterisë. Sot, mijëra njerëz kanë pejsmejker dhe bëjnë një jetë produktive normale.  

Shpërndaj