Aritmia e patrajtuar, shkak për shfaqjen e goditjes në tru

Aritmia kardiake shfaqet atëherë kur ndodh problem me krijimin dhe transmetimin e impulseve elektrike në zemër, gjë që shkakton ngadalësim të rrahjeve të zemrës, përshpejtim ose çrregullim. Problemet me mënyrën e punimit të zemrës mund të rrjedhin nga atriumi dhe ventrikuli (barkushja) ose mund të ketë problem me sinkronizimin e tyre, dhe për këtë arsye mund të shfaqet takikardi (rrahje të shpejta të zemrës), bradikardi (ngadalësim të rrahjeve) ose aritmi ( rrahje të çrregullta të zemrës), shpjegon Dr. Dejan Kovaçeviq, intervent kardio-elektrofiziolog.

Shkaqet e shfaqjes së aritmisë

Ekzistojnë shkaqe të shumta të aritmisë, ku përfshihen: presioni i lartë i gjakut, sëmundja e arteries koronare, pirja e duhanit dhe alkolit, mbidoza e kafeinës, stresi, diabeti, sëmundjet e gjendrës tiroide, sëmundjet pulmonare dhe kushtet gjenetike të lindura. Tek aritmitë e lindura të cilat shoqërohen me tekikardi rrethore ekziston mundësia për trajtim me mjekësi intervente, këto janë trajtime të studimeve elektrofiziologjike me një teknikë të caktuar që pacientët të mos kenë më  aritmi. Ekzistojnë disa ilaçe, të cilat disa pacentë duhet ti përdorin për të parandaluar një lloj pune të padëshiruar të zemrës, si dhe montimi i disa aparatëve siç është pejsmejkeri (pacemaker).

Kur duhet të kërkoni ndihmë tek kardiologu?

Gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun kardiolog në rast se rrahjet e shpeshta të zemrës janë të shoqëruara me marramendje, konfuzion, humbje të vetëdijes, dhimbje koke të forta, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor e cila përhapet drejt qafës, nofullës së poshtme, duarve apo pjesës së sipërme të shpinës, kur ritmi i zemrës është më i shpejtë se 140 rrahje në minutë dhe zgjat më shumë se 30 minuta pa kryer asnjë aktivitet fizik, dhe kur aritmia shoqërohet me presion të lartë ose të ulët të gjakut. Është mirë që pacienti ta zbulojë në kohë problemin sepse për një jetë normale dhe të shëndetshme parandalimi është gjëja më e mirë, por,  parandalimi mund të arrihet më mirë me anë të kryerjes së kontrolleve të rregullta dhe në kohë.

Aritmitë dhe goditja në tru

Goditja në tru është një gjendje e cila nuk mund të parashikohet, por ekzistojnë mënyra për ta parandaluar rrezikun e shfaqjes së tij. Nëse në të kaluarën mendohej se goditja në tru mund të shfaqej vetëm tek personat më të moshuar, sot, gjithnjë dhe më tepër jemi të vetëdijshëm se goditja në tru synon edhe personat e rinj. Fatkeqësisht, tek shumica e personave me sulm në tru simptoma e parë është aritmia e cila kërkon domosdoshmërisht mendim dhe trajtim nga neurologu dhe kardiologu.  Disa studime të fundit kanë treguar se aritmia e patrajtuar është shkak i pothuajse çdo goditje të pestë në tru. Problemi më i madh qëndron në faktin se shumë persona nuk kanë dijeni se kanë problem me aritminë. Në rast se aritmia zgjat për një kohë të gjatë mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru, sepse gjaku i cili është i bllokuar në atrium, mund të mpikset dhe të shkaktoj goditje në tru. Pikërisht, për këtë arsye trajtimi i aritmisë në kohë parandalon shfaqjen e goditjes  në tru. Masë për parandalimin e saj është kontrolli vjetor tek mjeku kardiolog dhe kryerja e EKG-së për të parë nëse ekziston ndonjë çrregullim në ritmin e zemrës. Mosha dhe anamneza (historia familjare) e goditjes në tru janë pikërisht ato tek të cilat nuk mund të ndikoni, në këtë mënyrë bëni pjesë në grupin e faktorëve të rrezikut. Me ndjekjen e rekomandimeve të mjekëve madje edhe në rast kur ekziston arsye mjekësore e cila ju vë nën kategorinë e rrezikut, përsëri mund të bëni  shumë për shëndetin tuaj.

Trajtimi

Edhe pse trajtimi është kompleks, gjëja më e rëndësishme është që të shmanget shfaqja e goditjes në tru dhe shfaqja e komplikimeve. Prandaj, trajtimi duhet të fillojë në kohë me qëllim që të reduktohet mundësia e shfaqjes së komplikimeve. Në rast se aritmia nuk mund të qetësohet me anë të ilaçeve – antiaritmikë,  në raste të tilla përdoret kardioversioni elektrik. Kjo është një metodë e cila përdoret për qetësimin e ritmit të zemrës me anë të goditjes elektrike (e kontrolluar nga ana mjekësore). Në rast se pacienti ka nevojë për përsëritjen e tyre, atëherë pacienti rekomandohet të kryej studimin elektrofiziologjik me ablatim radiofrekuencash në atriumin e majtë  të zemrës i cili zakonisht është shkaku kryesor i shfaqjes së fibrilimit (dridhjes) së atriumit.

Studimi elektrofiziologjik për konfirmimin e aritmisë

Në të njejtën kohë përmirësohet kontrolli i ritmit, bëhet testimi elektrofiziologjik, kjo është procedura për konfirmimin e aritmisë. Më pas vijon intervenimi me futjen e katetrës me radiofrekuencë ablative nëpërmjet venës. Kjo është një sondë nëpërmjet të cilës kalon një rrymë e vogël energjike me anë të së cilës bëhet abalatimi, korrigjimi i një pjese të vogël të sistemit përçues. Më pas, sitimuluesi kardiak (pacemaker) merr përsipër punën e zemrës. Pacienti ka një ritëm të rregullt të zemrës me një shpejtësi të kontrolluar gjatë aktiviteteve fizike. Pacienti klinikisht fiton gjendje të mirë fizike, ka më pak nevojë për përdorimin e ilaçeve për kontrollimin e presionit të gjakut dhe dobësimin e zemrës.

Elektrostimulatori merr përsipër rrahjen normale të zemrës

Në rast se tek pacienti ka dridhje kronike të atriumit, aritmi e cila zgjat më tepër se një vit, aritmi e cila nuk qetësohet me anë të ilaçeve dhe në të njejtën kohë ka edhe ndryshime strukturore në zemër (zgjerim të atriumit të majtë më shumë se 5 cm) me prani të  dobësimit të pompimit të zemrës, në raste të tilla, sipas rekomandimeve kardiologjike aktuale vendoset elektrostimuluesi kardiak në mënyrë që të ndërmarrë punën e rrahjeve normale të zemrës. Vendosja e stimuluesit kardiak (pacemaker) bëhet me anë të një intervenimi të vogël kirurgjik gjatë të cilit vendoset një elektrodë (sondë) në ventrikulin (barkushen) e djathtë, si dhe vendoset gjenerator (bateri) nën lëkurë, zakonisht në anën e majtë të kraharorit.

Trajtim bashkëkohorë dhe efektiv i aritmisë

Ekipi ynë me përvojë shumëvjeçare ofron diagnostikim dhe trajtim bashkëkohorë të çrregullimeve të ritmit të zemrës. Në “Acibadem Sistina” kenë mundësi të kryeni: ekzaminime elektrofiziologjike, largim të aritmive kardiake,  vendosje apo instalim të stimuluesit kardiak, ri-sinkronizim kardiak, montim të aparatëve implantues kardioverter dhe defibrilues, nga prodhues të njohur në mbarë botën. Qasja e ekipit përsa i përket terapisë dhe diagnostikimit garanton për çdo pacient efikasitet dhe cilësi të lartë.

Shpërndaj