Home » Blog » Shëndeti urinar dhe i veshkave » Kur ta vizitoni urologun?

Kur ta vizitoni urologun?

Сподели

Të nxitur nga frika dhe pasiguria shpeshherë me vetëdije ose pavetëdije e anulojmë kontrollin te mjeku. Hulumtime të shumta vetëm i vërtetojnë faktet se veçanërisht meshkujt e kanë shumë të vështirë të shkojnë te mjeku, madje edhe gjatë shfaqjes së simptomave të caktuar. Këto janë simptomat më të shpeshtë dhe gjendjet të cilat duhet t’ju detyrojnë të caktoni kontroll te urologu.

Nëse ndjeni dhimbje te testitet caktoni kontroll te urologu, i cili do të shoh nëse bëhet fjalë për torzi (përdredhje) të penisit, i cili trajtohet me intervenim urgjent kirurgjik. Dhimbja në testite mund të shkaktohet edhe nga prezenca e tumorit, infektimit ose inflamacionit të testitit. Alarmues është fakti se kanceri i testiteve shfaqet te popullata e re mashkullore, ndërsa më shumë brengos ajo se shpesh zbulohet në fazën e vonshme të sëmundjes.

Gjaku në urinë është edhe një nga shkaqet pse duhet ta vizitoni urologun. Caktoni kontroll madje edhe nëse keni vërejtur gjak vetëm nj herë dhe asnjëherë përsëri. Gjaku në urinë mund të jetë i dukshëm ose i fshehur, i cili detektohet vetëm me teste laboratorike. Gjaku në urinë mund të jetë një nga shenjat e hershme të karcinomit të fshikëzës së urinës dhe veshkave, i cili nëse zbulohet mund të trajtohet në kohë.

Vizitoni urologun nëse keni vlera jo standarde të PSA tumor markerit ose zmadhim të prostatës. Parametra të tilla mund të tregojnë se bëhet fjalë për inflamacion ose tumor të prostatës, për mjekimin e të cilit është përgjegjës specialisti i urologjisë. Nëse karcinomi i prostatës zbulohet në fazë të hershme, ekzistojnë shumë opsione për trajtim, të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e jetës.

Nëse një kohë të caktuar keni probleme me urinimin ose nëse keni vështirësi gjatë urinimit menjëherë caktoni kontroll, me të cilin do të vërtetohet shkaku për gjendjen e këtillë dhe do të mjekohet në mënyrë adekuate.

Infertiliteti mashkullor është gjendje e cila duhet të kontrollohet nga urologu. Shpeshherë, pas zbulimit të problemit dhe zgjidhjes së tij vjen deri te tejkalimi i problemit me sterilitetit. Në raste të caktuara nevojiten edhe procedura më invazive, me të cilat zgjidhet pamundësia për trashëgimtarë.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt