Home » Blog » Shëndeti familjar » Shëndeti fëmijëror » Nisja në shkollë është një hap i madh për fëmijët e vegjël, por gjithashtu edhe për prindërt- si të ulet stresi?

Nisja në shkollë është një hap i madh për fëmijët e vegjël, por gjithashtu edhe për prindërt- si të ulet stresi?

Сподели

Shumica e fëmijëve nisjen në shkollë e pranojnë në mënyre të qetë dhe adaptohen shumë shpejtë, por një numër të caktuar fëmijësh, veçanërisht ata që nuk kanë shkuar në kopsht, ndryshimin e ri pranojnë në mënyrë të vështirë .

Shkolla është një ndryshim i madh si për fëmijën tuaj ashtu edhe për ju. Nisja në shkollë ndryshon ritmin e përditshëm të fëmijës dhe ai bëhet pjesë e një mjedisi të strukturuar në të cilin ekzistojnë rregulla dhe detyrime që duhet t’i respektojë. Fëmija në shkollë nuk duhet vetëm të mësojë, por edhe të adaptohet në mjedisin e ri duke u shoqëruar me fëmijët e tjerë ose si do të sillet para mësuesit dhe ndaj një disipline të caktuar shkollore.

Gatishmëria për shkollë paraqet një kombinim i aftësive, shkatësive, shprehive, njohurive të ndryshme, pra përvojave dhe njohurive që fëmija ka fituar në moshën parashkollore.

Suksesi i fëmijës nuk varet vetëm nga gatishmëria e tij dhe angazhimi juaj, por edhe nga puna e vetë shkollës, pra mësuesit. Detyra e shkollës është të shfrytëzojë gatishmërinë e fëmijës duke mësuar, duke dhënë ushtrime të caktuara, duke nxitur interesat e fëmijëve.

Cilët janë faktorët që ndikojnë mbi gatishmërinë ose pjekurinë për të nisur shkollën?

Është e domosdoshme që fëmija të jetë i zhvilluar mirë fizikisht për të përballuar me jetën shkollore. Këtu më se pari bëhet fjalë për kalimin e përditshëm të rrugës nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas. Në shkollën fëmija duhet të jetë i qetë për disa orë dhe ky është ngarkim i madh për muskujt e tij të shpinës.

“Nëse këto muskuj nuk janë të zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme, vjen deri në pozitën e gabueshëm gjatë uljes në karrige që çon deri në shtrembërim të kurrizit. Zhvillimi i motorikes së mirë dhe kontrollit vizomotorik mundësojnë mbajtjen e drejtë të lapsit, kontroll mbi presionin e lapsit gjatë ngjyrosjes ose gjatë shkrimit, aftësi për të vizatuar figura të caktuara gjeometrike, njeri. Për çdo nxënës më të rëndësishmet janë organet shqisore. Për të njohur me botën rreth vetes, shqisat e shikimit dhe shqisat e dëgjimit duhet të zhvillohen mirë. Dëgjimi mundëson ta dëgjojë të folurin e njerëzve, të marrë pjesë në ndonjë komunikim të përshtatshëm”, thotë Sonja Jovanova- Cacanovska.

Kur duhet fëmija juaj të vizitojë një logoped

Të folurit është një nga kushtet thelbësore të komunikimit njerëzor në transmetimin e përvojave të mësimit. Fëmija duhet ta kuptojë të folurin e bashkëbiseduesit dhe pa vështirësi  t’i tregojë mendimet dhe nevojat e tij. Nëse fëmija juaj ndryshon zërin me një zë tjetër, nuk i shqipton të gjithë tingujt, nuk i shqipton mirë fjalitë, ka vështirësi gjatë zbulimit të shkronjës inciale të fjalës së dhënë ose nëse ekziston problem që ju brengos, vizitoni logopedin që do të ju japë këshilla se si ta përgatitni fëmijën tuaj për nisjen në shkollë. Të menduarit është funksioni më i lartë psikik tek fëmija dhe të rriturit. Zhvillimi intelektual u mundëson të gjejë zgjidhje gjatë përballimit me problemet e ndryshme shkollore dhe situatat dhe për t’i marrë njohuritë e shumta në shkollë. Përveç mendimit të zhvilluar, për shkollim të suksesshëm është e nevojshme që të ekzistojnë edhe funksione të zhvilluara psikike, veçanërisht ndjenjat dhe emocionet. Ndjenjat janë veçanërisht të rëndësishme për jetën sociale të fëmijës. Nga fëmija pritet që të reagojë në mënyrën e përshtatshme gjatë shkurtimit e dëshirave dhe nevojave dhe të ketë ndërtuar kontroll adekuat  emocional.

“Nga gjithë kjo vërehet se gatishmëria e fëmijës për nisjen në shkollë është shumë komplekse dhe se nuk ekziston fëmijë që do t’i zhvillojë të gjitha shkathtësi me të njëjtën shpejtësi. Këtë duhet ta marrin parasysh prindërit ose mësuesit dhe nëse ndonjë fëmijë ka nevojë për plotësimin e kushteve shtesë me qellim për adaptuar, para fillimit të vitit shkollor është e nevojshme që të bëhet strategji me të cilën do të mundësohet realizimi i kushteve me qëllim të ulet stresi tek fëmija dhe prindërit”, thotë Sonja Jovanova Cacanovska.

Përgatitni fëmijën tuaj para nisjes në shkollë. Mos u brengosni nëse fëmija nuk i ka mësuar shkronjat dhe numrat dhe mos insistoni t’i mësojë për shkak se fillon klasën e parë.

Bisedoni me fëmijën tuaj

Detyra juaj është që ta inkurajoni t’i pranojë ndryshimet e reja. Ndani përvojë pozitive nga nisja juaj në shkollë. Mos krijoni pamje ideale për shkollën dhe përgatitni fëmijën se ekzistojnë edhe obligime që duhet t’i kryejë. Mos i përsëritni fëmijës se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet gjatë qëndrimit në shkollë. Mos u dëshpëroni nëse në fillim të vitit shkollor fëmija juaj nuk i respekton rregullat e sjelljes së mirë. (çohet gjatë mësimit, qan dhe nuk e pranon kryerjen e detyrave të dhëna nga mësuesja). Pranoni sjelljen e ndryshueshme në fillim dhe mos i jepni detyra shtesë me qëllim që më shpejtë t’i kryejë detyrat shkollore. Mos harroni çdo ditë ta mbështesni fëmijën tuaj dhe t’i tregoni sa e doni, se është i vlefshëm, pa dallim të suksesit të tij në shkollë. Stres shtesë për fëmijët edhe mbajtja e maskës, prandaj bisedoni me të dhe shpjegoni rëndësinë nga mbrojtja.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt