Home » Blog » Kockat, muskujt dhe kyçet » Lëndimet më të shpeshta tek sportisët e maratonës së vrapit

Lëndimet më të shpeshta tek sportisët e maratonës së vrapit

Сподели

Gjatë trajmimeve intenzive për maratonën e vrapit, një numër i madh i rekreativëve dhe sportistëve profesionistë përballen me lëndime. Statistikat tregojnë se çdo vit 80% e sportistëve të maratonës së vrapit pësojnë ndonjë  lëndim. Shumica e lëndimeve ndodhin si rezultat i vrapimit të tepruar, për shkak të performancës së dobët dhe për shkak të mos mbrojtjes së trupit gjatë aktivitetit fizik. Shumica e lëndimeve mund të minimizohen nëse bëni nxehje të trupit para trajnimit, nëse bëni ushtrime për forcimin e muskujve të këmbëve, nëse bëni ushtrime proporcionale dhe nëse bëni balancim të ushqimit.

Lëndimet e lehta

Flluckat janë një problem i shpeshtë tek sportistët të cilët merren me vrapim, prandaj është e nevojshme që të përdorin çorape speciale të cilat e parandalojnë dhe e thithin djerësën.  Nëse keni  ndonjë plagë apo lyth , atëherë është mirë që ti izoloni ato me fashë para se të filloni të vraponi.  Një problem tjetër është skuqja, (irritimi i lëkurës) e cila shfaqet për shkak të fërkimit të lëkurës gjatë periudhës së aktivitetit fizik. Për të shmangur shfaqjen e këtij problemi, aplikoni krem të yndyrshëm mbi lëkurë.

Lëndimet më të rënda

Në grupin e lëndimeve më të rënda përfshihet inflamacioni dhe dhimbja e dellit (kërcellit) dhe e muskujve. Kur muskujt ekspozohen ndaj aktiviteteve të tepruara apo tërheqjes së tepruar, atëherë ato pësojnë lëndim. Dr. Mihajllo Ivanovski, traumatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se në shumicën e rasteve muskujt e këmbëve janë ato të cilët lëndohen më tepër. Lëndimi më i lehtë ka të bëj me tërheqjen e fibrave muskulore, ndërsa gjatë lëndimeve të rënda të fibrave muskulore, mund të shkaktoj  këputje të pjesshme apo të plotë të muskujve.

Simptomat

Kur tërhiqet vetëm një muskul, shfaqet dhimbje madje edhe gjatë prekjes më të butë, por gjithsesi mund të funksiononi normalisht.  Nëse gjatë tërheqjes preken disa muskuj në të njejtën kohë, dhimbja është më e fortë. Në zonën e muskulit të tërhequr mund të shfaqet ënjtje apo nxirje (ngjyrë e maviosur). Ky muskul e humbet fuqinë dhe në këtë mënyrë  funksioni i tij normal do të shfaq pengesa.  Kur bëhet fjalë për shkëputje të muskulit,  shfaqen dhimbje të forta dhe  gjatë lëndimit apo tëheqjes së tij, dëgjohet kërcitje.  Aktivitetet e zakonshme pas këtij lëndimi nuk janë të mundshme.

Trajtimi

Lloji i trajtimit varet nga shkalla e lëndimit. Gjëja kryesore që duhet bërë është që të reduktohet dhimbja dhe ënjtja në zonën e lënduar , si dhe të ndiqet funksioni dhe forca e muskujve. Nëse lëndimi është i lehtë, mund të ndihmojë edhe aplikimi i kompresave të ftoheta si dhe mund të përdorni xhel të posaçëm të cilët kanë veti për të freskuar muskujt, në këtë mënyrë do të reduktohet edhe mundësia e shfaqjes së nxirjes (ngjyrës së maviosur), ndërkohë që kompresot ndihmojnë për  reduktuar ënjtjen.  Në trajtim përfshihen edhe ilaçe analgjezike, kinesiterapia dhe terapia me ultratingull.  Nëse bëhet fjalë për lëndime më të rënda siç është këputja e pjesshme apo e plotë e muskulit, kërkohet trajtim më serioz dhe më afatgjatë. Lëndimet e muskujve mund të jenë të komplikuara nëse nuk i trajtoni me seriozitet, mund të shkaktohet  humbje e funksionit të muskulit apo invaliditet.

Lëndimi i tendinave

Nga lëndimi i tendinave zakonisht vuajnë rekreativët dhe sportistët të cilët bëjnë trajnime intenzive dhe të mundimshme.  Lëndimi i tendinit të Akilit, është relativisht i shpeshtë, pasi është mjaft i ngarkuar, veçanërisht tek personat të cilët përdorin për një kohë të gjatë atlete, atlete me kunja (atlete futbollistësh) dhe pajisje sportive të cilat shpesh ndyshojnë sipërfaqe të buta dhe të forta.

Simptomat

Lëndimet e tendinit të Akilit zakonisht janë akute, mund të shkaktohet këputje si dhe lëndim kronik.  Dhimbjet tek lëndimet kronike janë të forta, ndërkohë që gjatë këputjes së tendinit dhimbja është momentale por shumë e fortë, zakonisht përshkruhet si këputje teli.  Dhimbja e shkaktuar nga inflamacioni i tendinit është  graduale dhe me kalimin e kohës rritet intensiteti i dhimbjes si dhe shfaqet skuqje dhe ënjtje.

Inflamacioni

Lëndimet e pezmatuarta shfaqen si rezultat i irritimit kronik  nga sforcimi afatgjatë, si tek sportistët ashtu edhe tek rekreativët. Pikërisht për shkak të aktivitetit sportiv afatgjatë, shfaqet pezmatimi i cili fillimisht trajtohet duke bërë pushim, më pas me terapi fizikale dhe në fund me anë të aplikimit të injeksioneve të cilat aplikohen përreth tendinit. Inflamacioni trajtohet me metodën PRP, me anë të kompresave të ftohta dhe duke përdorur xhel për freskim të muskujve , aplikim lokal të kortikosteroideve dhe anestetik lokal. PRP apo plazma e pasur me trombocite është një nga metodat më bashkëkohore për mjekimin e kësaj gjendje. Për përdorimin e kësaj metode merret gjak nga pacienti, më pas ndahet plazma e pasur me trombocite dhe injektohet në zonën e lënduar. Në këtë mënyrë reduktohet inflamacioni dhe dhimbja.

Këputja e tendinit

Këputja e tendinit është forma më e vështirë e lëndimit dhe trajtohet krejtësisht ndryshe nga tetindi i pezmatuar. Zakonisht trajtohet në mënyrë kirurgjike ose duke e veshur me protezë. Në rast se ka ndodhur këputje e plotë e tendinit, periudha e rehabilitimit është më e gjatë. Fillimisht këmba trajtohet kirurgjikisht, ose imobilizohet përreth 6 javë. Përsa i përket inflamacionit në varësi të madhësisë së procesit të inflamacionit, procesi i shërimit zgjat disa javë deri në disa muaj. Gjithësesi, ky lëndim tek sportistët, është shumë vështirë për tu parandaluar pasi trajnimi është pjesë e punës së tyre.

Rehabilitimi

Nëse është diagnostikuar inflamacion në pjesën e tendinit të Akilit, rekomandohet trajtim konzervativ, ndërkohë që në rastet e këputjes së pjesshme rekomandohet imobilizim i cili zgjat 3-4 javë, dhe më pas vijon rehabilitimi. Nëse është krejtësisht e këputur, nuk ekziston mundësi tjetër përveç  trajtimit kirurgjik. Tek tendina e këputur pjesërisht, pas imobilizimit patjetër rekomandohet terapi fizikale dhe rehabilitim. Ndërkohë që në rastin e këputjes së plotë, pas operacionit, rekomandohet imobilizim i tendinit përgjatë 5 javësh, dhe më pas vijon rehabilitimi. Qëllimi i rehabilitimit është që të rikthehet gjatësia e tendinit, të kapërcehet kontraktimi i kyçit të këmbës, dhe të rikthehet fuqia e muskulaturës e cila humbet gjatë imobilizimit, dhe në fund të rikthehet funksioni normal i këmbës. Rehabilitimi përmban  15 trajtime. Zakonisht rekomandojmë kullim limfatik , krioterapi, terapi me lazer, terapi me ultratingull, elektroterapi, ushtrime me anë të drejtimit të këmbës, si dhe ushtrime të tjera aktive. 

Trajtimi PRP – për shërim më të shpejtë të lëndimeve

PRP është një zgjidhje natyrale e përshpejtimit të procesit për shërimine muskujve të lënduar. Avantazhi i këtij trajtimi gjatë shërimit të këtij lloj lëndimi  është se indi muskulator shërohet me më pak shenja.  Gjatë vetë parimit të përpunimit dhe aplikimit, përdoret aftësia natyrale e shërimit nga vetë organizmi. Përpunohet gjaku i pacientit, dhe më pas trombocitet aplikohen në zonën apo vendin e lëndimit. Pas aplikimit të tyre nën kontrollin e ultratingullit, çlirohen substanca të cilat ndihmojnë në procesin e rritjes dhe shërimit. Trajtimi është efikas dhe pa dhimbje, dhe pothuajse nuk ka efekte anësore sepse përdoret vetë gjaku i pacientit. 

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt