Home » Blog » Shëndeti urinar dhe i veshkave » Gurët në traktin urinar

Gurët në traktin urinar

Сподели

Shfaqja e gurëve në traktin urinar është sëmundja e tretë më e shpeshtë e traktit urinar, pas infeksioneve urinare dhe sëmundjes së prostatës. Zakonisht shfaqet tek meshkujt ndërmjet moshës 40-46 vjeçare. Ato janë një nga shkaqet e shfaqjes së dhimbjes në veshka e cila konsiderohet si një nga dhimbjet më të forta (colic). Madje edhe zhvendosja e lehtë e gurëve në veshka mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme  të cilat shpesh mund të krahasohen me dhimbjet e gruas gjatë lindjes. Shumë studime klinike kanë treguar se personat të cilët janë të rrezikuar nga shfaqja e gurëve në traktin urinar, janë personat me mbipeshë trupore dhe personat të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm ujë apo lëngje.

Simptomat

Simptomat gjatë pranisë së gurëve në traktin urinar janë karakteristike: dhimbje tipike në formën e ngërçit në veshka, dhe dhimbje në pjesën e mesit e cila përhat në pjesën e fundit të barkut apo në pjesën e bikinit. Dhimbja është shumë e fortë, mund të reduktohet në mënyrë spontane dhe më pas të shfaqet përsëri. Një nga simptomat tipike është edhe shfaqja e gjakut në urinë, gjë e cila shpesh ndihmon në diagnostikimin e gjendjes. Në rast se shfaqen edhe ethe, është e nevojshme që të reagohet menjëherë dhe të mënjanohen gurët. Shpesh shfaqen të përziera dhe të vjella.

Si diagnostikohet?

Për diagnostikimin e gurëve përdoret një gamë e gjërë e metodave diagnostikuese, duke përfshirë edhe kontrollin klinik, radiografi në traktn urinar, eko, urografi intravenoze (shqyrtim me contrast në traktin urinar). Pacientët të cilët kanë dhimbje të forta, dhe kur shqyrtimet me kontrast janë të pamundura, atëherë si metodë diagnostikuese përdoret tomografia kompjuterike.

Disa rregulla apo zakone të cilat ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së gurëve në traktin urinar

Me anë të praktikimit të këtyre tre rregullave do të mund ti ndihmoni veshkat të funksionojnë siç duhet dhe do të parandaloni shfaqjen e gurëve:

Pini shumë ujë. Dehidratimi është shkaku kryesor i shfaqjes së gurëve në veshka. Rekomandohet pirja e një gote ujë çdo një orë, veçanërisht gjatë ditëve të verës kur temperaturat janë tepër të larta dhe shumë shpejtë mund të humbisni lëngje në trup. Shenjat e dehidratimit janë lodhja, humbja e oreksit, lëkura e thatë, intoleranca ndaj nxehtësisë, urina me ngjyrë të verdhë të errët, kolla e thatë…

Reduktoni kripën. Me këtë veprim do të zvogëloni edhe kalciumin në urinë, sepse rritja e sasisë së kalciumit në urinë është gjithashtu shkak i shfaqjes së gurëve në veshka. Si fillim, largoni kripën nga tavolina juaj, dhe mos shtoni kripë në vaktin tuaj. Shmangni konsumin e produkteve të kripura: mishin e përpunuar, supat e gatshme, patatet e skuqura  dhe ushqimin e shpejtë.

Konsumoni agrume: portokall, citron, limon, mandarina, janë të pasura me nitrate të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj urinar.

Trajtimi i gurëve me ESWL

ESWL (extracorporeal shock wave lithotripsy ) është një lloj revolucioni në trajtimin e gurëve në sistemin urinar. E veçanta e kësaj metode qëndron në faktin se me ndihmën e aparatit,valët drejtohen drejtpërdrejtë tek guri duke e thërrmuar atë në pjesë të vogla. Pas trajtimit pacientët këshillohen që të jenë aktivë në mënyrë që të përshpejtohet zbritja apo nxjerrja e copëzave të vogla të gurëve nëpërmjet sistemit urinar. Rekomandohet konsumi i tepërt i lëngjeve. Mund të shfaqet gjak gjatë urinimit megjithatë kjo është një gjendje e cila zhduket për një periudhë të shkurtër (disa ditore). Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon gjeneratën më të fundit të litotriptit elektro-hidraulik, që është një metodë e cila jep rezultate tepër të mirë përsa i përket copëzimit apo eliminimit të gurëve. Avantazh në këtë metodë është fakti që kjo është një procedurë ambulatore dhe nuk ka nevojë për hospitalizim, kështu që pacienti mund të lëshohet nga spitali një orë pas trajtimit. Shkalla e suksesit të arritur me anë të këtij aparati është 90% për gurët me madhësi 1.5 cm dhe 75% për gurët me dimensione më të mëdha se 1.5 cm.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt