Home » Blog » Shëndeti urinar dhe i veshkave » Hipospadia tek fëmijët meshkuj mund të dallohet që në shtatzëni – Intervistë, Prof. Dr. Mirosllav Gjorgjeviq

Hipospadia tek fëmijët meshkuj mund të dallohet që në shtatzëni – Intervistë, Prof. Dr. Mirosllav Gjorgjeviq

Сподели

Hipospadia është një nga anomalitë më të zakonshme tek fëmijët meshkuj, dhe sipas statistikave , një nga 150 fëmijë meshkuj lindin me hipospadi. Fatmirësisht, sot, kjo anomali dallohet menjëherë pas lindjes së fëmijës. Prindërit janë shumë të shqetësuar, kërkojnë informacione në internet, infotmacione të cilat mund ti shqetësojnë  akoma më tepër. Dua të them se nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar, hipospadia zgjidhet pa asnjë pasojë.

Mirosllav Gjorgjeviq, kirurg i njohur në rajon dhe në europë, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, për vite me rradhë ka pasur bashkëpunim me spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Specialiteti i tij është urologjia tek fëmijët dhe kirurgjia rindërtuese urogjenitale. Është anëtar i Shoqatës Europiane të Urologëve, Shoqatës Urologjike Amerikane dhe Shoqatës Botërore Urologjike . Dr. Gjorgjeviq, na shpjegoi më nga afër shfaqjen e hipospadisë, anomali e cila shfaqet në organin gjenital tek fëmijët meshkuj. Si një mjek i cili operon 120 -150 raste të tilla në vit, Gjorgjeviq, ndau për Zhenski  magazin (revistën e gruas) ndau një pjesë të përvojës së tij të pasur për parandalimin dhe mënjanimin e kësaj anomalie në mënyrë kirurgjike.

Cila është arsyeja e vizitës tuaj në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup?

Tashmë kam 7 vjet që vij në spitalin “Acibadem Sistina” për të punuar me ekipin e mjekëve këtu. Gjithmonë vij me shumë kënaqësi këtu pasi kushtet janë fantastike. Gjatë këtyre 7 viteve ne kemi  bërë afërsisht 300 operacione rindërtuese, qofshin ato fëmijë apo dhe të rritur, pacientë me anomali të organeve  gjenitale dhe sistemin urinar.

Arsyeja për bisedën tonë është anomalia e organit seksual e quajtur hipospadi e cila shfaqe tek fëmijët meshkuj. Çfarë është saktësisht kjo sëmundje dhe si trajtohet?

Hipospadia është një nga anomalitë më të zakonshme tek fëmijët meshkuj, dhe sipas statistikave , një nga 150 fëmijë meshkuj lindin me hipospadi. Fatmirësisht, sot, kjo anomali dallohet menjëherë pas lindjes së fëmijës. Prindërit janë shumë të shqetësuar pasi hapja e urinimit nuk gjendet në vendin e zakonshëm. Dua të them se nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar. Ne i ndjekim këta fëmijë, dhe diku pas vitit të parë të lindjes bëhet intervenimi kirurgjik me anë të të cilit zgjidhen të gjitha problemet, si problemet estetike ashtu edhe problemet funksionale, dhe nuk rrezikohet në asnjë mënyrë pjelloria e këtyre pacientëve në të ardhmen.

Si dallohet hipospadia?

Është e dukshme dhe lehtësisht e perceptueshme. Siç thashë, kur një fëmijë i vogël duhet të urinojë, urinimi nuk bëhet nga hapja normale por nga një hapje tjetër e cila është krijuar në vendin e gabuar. Prandaj prindërit janë tepër të shqetësuar, veçanërisht nënat të cilat të shqetësuara kërkojnë në internet imazhe dhe informacione lidhur me këtë anomali. Por ne duam t’ju bëjmë të ditur se ky nuk është një problem i madh, është diçka që mund të zgjidhet dhe nuk paraqet ndonjë problem  në të ardhmen e këtyre fëmijëve.

A ekzistojnë forma më të rënda dhe më të lehta të kësaj sëmundje, dhe çfarë tregojnë statistikat botërore për trajtimin e saj?

Ekzistojnë forma më të rënda dhe më të lehta të hipospadisë. Format më të lehta kërkojnë më pak në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale. Sot, përvoja jonë na lejon edhe trajtimin e hipospadive më të rënda, edhe kur hapja ndodhet diku në pjesën poshtë testiseve, edhe në këto raste  problemi mund të zgjidhet me një operacion të vetëm, pra me anë të një operacioni mund të zgjidhet edhe mënyra estetike edhe ajo funksionale. Në fakt, rezulton që nuk ka forma më të rënda apo më të lehta, të gjitha janë të rënda. Statistikat tregojnë se suksesi i trajtimit të kësaj anomalie në botë është mbi 80%.

A ka ndodhur dështimi i intervenimit për shkak të mungesës së përvojës së kirurgëve?

Për këtë, prindërit duhet të kujdesen që të drejtohen tek mjekë të cilët kanë përvojë, mjeku duhet të paktën të kryesj 50 intervenime të tilla në vit, ose të paktën nga një intervenim çdo javë. Në këtë mënyrë do të mund të parandalohen situata të cilat janë shfaqur në të kaluarën, kur të gjithë mjekët duan të operojnë pavarësisht nga përvoja e tyre e pamjaftueshme. Në të kaluarën ka pasur raste kur kryerja e operacionit të hipospadisë ka dështuar, dhe fëmija përsëri është përballur me këtë problem , në pubertet në moshën 14-15 vjeçare përsëri paraqiten tek mjeku me organe seksuale plotësisht të dëmtuara. Unë dhe kolegët e mi, kemi pasur raste të tilla ku na është dashur të kryejme disa intervenime  të hipospadisë për të arritur edhe pamjen estetike edhe atë funksionale. Përvoja është tepër e rëndësishme, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një formë të lehtë apo të rëndë. Unë çdo vit operoj ndërmjet 120-150 raste. Në territorin e ish Jugosllavisë, ekzistojnë rreth 300 fëmijë të cilët çdo vit operohen, ndësa unë operoj gjysmën e tyre. Mendoj se nuk ekzistojnë qendra në nivel botërorë të cilat operojnë më tepër se unë dhe bashkëpunëtorët e mi.

A ndodh që të shfaqen komplikime të padëshiruara?

Po, ndodh që të shfaqen komplikime. Por këto komplikime në rastin tonë janë minimale dhe kërkojnë korrigjime minimale, dhe nuk janë më kaq të tmerrshme për fëmijët. Ato më pas zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme, organi gjenital zhvillohet normalisht, në pubertet arrin dimensionet normale, dhe gjithçka është në rregull.

A është e trashëguar hipospadia?

Ekzistojnë shumë teori në lidhje me shfaqjen e hipospadisë. Ka raste kur është e trashëguar. Kam pasur raste kur fëmijë binjakë kanë pasur hipospadi , më pas ka rezultuar që edhe  babai i tyre ka pasur hipospadi. Por në këtë pikë nuk ka rëndësi nëse është apo jo e trashëguar, rëndësi ka që të dallohet në kohë dhe të trajtohet siç duhet, që këta fëmijë kur të rriten të mos kenë ndnjë problem. Kjo është kyçe për ne. Tani, hulumtimet kanë treguar se shkak për rritjen e numrit të fëmijëve të lindur me këtë anomali,  janë kushtet në të cilat ata jetojnë. Këtu kanë të bëjnë të gjitha ato pesticide, materiale të cilat përdoren në industrinë ushqimore, dhe ne i konsumojmë ato. Kështuqë çdo gjë që merr nëna në organizmin e saj që në shtatzëni, ka ndikim të madh në zhvillimin e fetusit dhe më vonë, në shfaqjen eventuale të hipospadisë.

A ndikon higjena e organeve seksuale mashkullore në parandalimin eventual të hipospadisë?

Jo, higjena nuk ka asnjë lidhje. Ajo është një anomali e lindur dhe është pikërishtë ashtu siç është. Pengon  në funksionin e urinimit dhe përsa i përket pamjes estetike, por higjena nuk ka të bëjë aspak me shfaqjen e saj.

A ka ndonjë mënyrë për ta parandaluar hipospadinë?

Jo, nuk mund të parandalohet. Por sot, në sajë të monitorimit të mirë të grave shtatzëna me anë të teknologjive më të fundit 3D dhe 4D, mund të shihen format më të rënda të hipospadisë mund të shihen tek foshnja edhe gjatë shtatzënisë së nënës. Në rast se mjekët kanë dyshime,  zakonisht kryhen shqyrtime shtesë që të mos shfaqet gjini e ndërmjetme, pra fëmija të mos lindë me organe të seksit mashkullor dhe femëror. Kjo mund të ndodhë në në formë më të rëndë të hipospadisë.  Prandaj sot, veçanërisht në spitalin “Acibadem Sistina” ne kemi kushte të përsosura për ndjekjen e shtatzënisë dhe lindjen e fëmijës.  Dua t’iu them nënave të ardhshme që të mos shqetësohen, sepse ne e kemi vendosur atë kufirin në të cilin e dallojmë këtë anomali. Më parë, fëmijët i dërgonin tek mjeku në moshën 5 apo 6 vjeçare, askush nuk kishte arritut ta dallojë hipospadinë më parë. Tani që në muajin e tretë apo të katërt mund ta diagnostikojmë atë tek fëmija, dhe së bashku me prindin planifikojmë se kur është koha ideale për kryerjen e intervenimit tek fëmija. Është e rëndësishme që të mos mbahet mënd as problemi dhe as kalimi nëpër këtë proces.

A ekziston ndërgjegjësimi tek prindërit  e rinj për zbulimin në kohë të hipospadisë?

Sigurisht që po. Këtu në “Acibadem Sistina” mbahen edhe leksione për gratë shtatzëna se si ta kalojnë sa më lehtë periudhën e shtatzënisë, kur të kryejnë kontrollet e duhura, dhe në rast se ekziston ndonjë anomali tek fëmija, të zbulohet në kohë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për anomali gjenitale, të veshkave  apo në zemër. Zbulimi në kohë i çfarëdo lloj problemi  shëndetësor tek fëmija, madje që në pëeriudhën e shtatzënisë, na mundëson marrjen e masave menjëherë pas lindjes dhe ta parandalojmë atë në mënyra të ndryshme.

Më tepër informacion rreth Prof. Dr. Mirosllav Gjorgjeviq do të lexoni në https://reconstructivesurgery.acibademsistina.com/

Burimi: Zhenski magazin

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt