5 shenja të cilat tregojnë se keni probleme me mëlçinë

Mëlçia është laboratoria më e madhe e trupit të njeriut e cila gjendet në hapësirën e barkut, poshtë harkut të brinjës së djathtë, e mbrojtur nga strukturat skeletore muskulore. Ajo furnizohet me gjak nga dy burime, nga gjaku arterial dhe nga qarkullimi portal, nëpërmjet të cilit gjaku i zorrës së pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqinj të cilët i kemi marrë nëpërmjet ushqimit përpunohet në mëlçi. Gjithashtu, mëlçia  ka një furnizim të pasur limfatik.

Mëlçia është laboratoria më e madhe e trupit të njeriut e cila gjendet në hapësirën e barkut, poshtë harkut të brinjës së djathtë, e mbrojtur nga strukturat skeletore muskulore. Ajo furnizohet me gjak nga dy burime, nga gjaku arterial dhe nga qarkullimi portal, nëpërmjet të cilit gjaku i zorrës së pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqinj të cilët i kemi marrë nëpërmjet ushqimit përpunohet në mëlçi. Gjithashtu, mëlçia  ka një furnizim të pasur limfatik.

Disa persona lindin me probleme të mëlçisë, ndërkohë që tek disa persona të tjerë problemet me mëlçinë shfaqen gjatë jetës, si pasojë e kimikateve të ndryshme, viruseve apo konsumit të tepërt të alkolit. Shenjat e para të cilat tregojnë se keni problem me mëlçinë, nuk duhet të injorohen, por menjëherë duhet të kërkohet ndihmë mjekësore.

Ndryshimet e lëkurës

Një nga shenjat e para të cilat tregojnë se keni probleme me mëlçinë, është ndryshimi i papritur i lëkurës. Këto simptoma përfshijnë humbjen e ngjyrës normale të lëkurës, apo shfaqjen e një nuance të verdhë në lëkurë si dhe zverdhje të thonjve.  Shkaku i shfaqjes së këtyre simptomave, është fakte se mëlçia nuk I hedh jashtë në mënyrën e duhur toksinat nga trupi, dhe në këtë mënyrë bilirubina depozitohet nën lëkurë.

Kruarje apo ndjeshmëri tepër të madhe në lëkurë

Shenjat e para të cilat tregojnë se keni probleme me mëlçinë mund të shfaqen edhe nën lëkurë. Kjo do të thotë se kruarja me kalimin e kohës të bëhet  më e rënduar dhe lëkura të bëhet më e ndjeshme gjatë prekjes dhe shumë lehtë të irritohet. Hidratimi i lëkurës me anë të kremrave në zonat e ndjeshme apo të irrituara, mund ti lehtësojë këto simptoma.

Ndryshimet në urinë dhe në jashtëqitje

Disa persona mund ti vërejnë simptomat me anë të ndryshimit të ngjyrës së urinës e cila merr ngjyrë të errët. Në fillim të gjithë dyshojnë se bëhet fjalë për dehidratim. Por, nëse urina nuk është transparente edhe pse ju gjatë ditës keni pirë sasi të mëdha uji, atëherë ka shumë mundësi që të keni problem me mëlçinë. Gjithashtu, edhe ndryshimi i ngjyrës së jashtëqitjes, mund të jetë simptome e cila tregon se keni problem me mëlçinë. Në raste të tilla, ajo mund të ketë ngjyrë të zbehtë, e përgjakshme apo ngjyrë të zezë (katran).

Ndryshime në bark

Shtrëngimet dhe dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut, shfaqja e gazrave në bark mund të jenë shenjë treguese e çrregullimit të mëlçisë. Në qoftë se me kalimin e kohës, problem bëhet më serioz, mund të zhvillohet ASCITES. Kjo ka të bëjë me mos absorbimin e lëngut në brendësi të stomakut, I cili mund të jetë kaq i bollshëm saqë mund të shkaktoj presion në gjoks si dhe të pengojë frymëmarrjen.

Lodhje

Lodhja kronike, ndonjëherë ka të bëj me çrregullimet në mëlçi. Atëherë trupi ka nevojë për pushim. Nëse ndjeni lodhje dhe dobësi për një kohë të gjatë dhe të shoqëruara me simptmat e tjera të përmenduara më lart, atëherë ka shumë mundësi që të keni probleme me mëlçinë.

 

Shpërndaj