Anemija – shkak për mungesën e oksigjenit në trup

Anemija është një gjendje e cila shfaqet kur gjaku nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut (eritrocite) ose hemoglobinë. Hemoglobina është komponenti kryesor i qelizave të kuqe, funksioni I të cilës është që të furnizojë qelizat me oksigjen. Prandaj nëse keni rënie të numrit të qelizave të kuqe apo keni vlerë të ulët të hemoglobinës, qelizat në trupin tuaj nuk do të jenë në gjendje për të marrë oksigjen mjaftueshëm.

Anemija është një gjendje e cila shfaqet kur gjaku nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut (eritrocite) ose hemoglobinë. Hemoglobina është komponenti kryesor i qelizave të kuqe, funksioni I të cilës është që të furnizojë qelizat me oksigjen. Prandaj nëse keni rënie të numrit të qelizave të kuqe apo keni vlerë të ulët të hemoglobinës, qelizat në trupin tuaj nuk do të jenë në gjendje për të marrë oksigjen mjaftueshëm.

Fakte rreth anemisë

–          Personat me sëmundje kronike janë të prirur ndaj rritjes së rrezikut për shfaqjen e anemisë

–          Disa lloje të anemisë janë të trashëguara dhe mund të shfaqen tek foshnjat pas lindjes.

–          Gratë shtatzëna, bëjnë pjesë në kategorinë e personave me rrezik të lartë të zhvillimit të anemisë gjatë shtatzënisë. Ky lloj I anemisë është një nga anemitë më të zakonshme.

–          Ka shumë lloje të anemisë. Të gjitha ndryshojnë në varësi të shkaqeve dhe kërkojnë trajtim përkatës.

–          Lloji më I zakonshëm është anemia me mungesë të hekurit, e cila trajtohet me anë të ndryshimit të ushqimit dhe futjes së sumplementeve të hekurit.

Shkaqet e anemisë

Ka më shumë se 400 lloje të anemisë, në përgjithësi ndahen në tre grupe:

–          Anemija e shkaktuar nga humbja e gjakut

–          Anemia e shkaktuar nga rënia ose nga papjekshmëria e mjaftueshme e qelizave të gjakut

–          Anemia e shkaktuar nga shkatërrimi i qelizave të gjakut

Anemia e shkaktuar nga humbja e gjakut

Qelizat e kuqe të gjakut mund të zvogëlohen  gjatë gjakderdhjes, e cila përsëri mund të shfaqet për shkak të shumë arsyeve të tjera. Zakonisht ky është një lloj I gjakderdhjes së fshehtë kronike  I cili shfaqet për shkak të kushteve  gastrointestinale të tilla si ulçera, hemoroidet ,gastritis dhe kanceri. Tek grate, shkaku I humbjes së gjakut ndodhë gjatë ciklit të rëndë menstrual dhe gjatë lindjes.

Anemia e shkaktuar nga rënia apo pamjaftueshmëria e pjekurisë së qelizave të gjakut

Në këtë rast, trupi ose prodhon më pak qeliza të gjakut ose prodhon qeliza gjaku me funksion të parregullt. Qelizat e gjakut funksionojnë në mënyrë të parregullt për shkak të mungesës së vitaminave apo mineraleve, për shkak të funksionit të parregullt të palcës së kockave, etj.

Anemia e shkaktuar nga shkatërrimi i qelizave të gjakut

Ky lloj i anemisë shfaqet kur qelizat e kuqe të gjakut nuk janë aq të forta sa për të përballuar  sistemin e qarkullimit të gjakut, he në këtë mënyrë ato shkatërrohen para kohe duke shkaktuar kështu anemi hemolitike. Anemija hemolitike mund të shfaqet menjëherë pas lindjes ose mund të zhvillohet më vonë. Tek disa njerëz, nuk ka asnjë shkak të qartë të shfaqjes së anemisë. Shkaqe të njohura të anemisë janë:

–          Gjendjet e trashëguara si anemia në formë drapëri (sëmundje e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat kanë formë drapëri) dhe talasemia

–          Stresi, infeksionet, droga, ekspozimi ndaj kimikateve, kafshimi nga gjarpri apo merimanga

–          Toksinat në veshka ose mëlçi

–          Gjendjet autoimmune (sëmundja hemolitike)

–          Graftimet vaskulare, valvulat artificiale të zemrës, tumoret, djegiet e rënda, çrregullimet e koagulimit të gjakut.

–          Në raste të rralla zgjerimi I shpretkës mund ti shkatërrojë qelizat e kuqe para se ato të hyjnë në qarkullim.

Shpërndaj