A e keni kontrolluar zemrën tuaj?
Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të kryesojnë përsa i përket shkaqeve më të shpeshta të vdekjes në vend dhe në mbarë botën. Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por me ndryshimin e disa veseve apo zakoneve tona, mund ti vijmë në ndihmë vetes duke bërë që të reduktohet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Gjëja e parë bazë të cilën duhet të mbani mend, është kryerja e kontrolleve të rregullta kardiologjike, madje edhe atëherë kur nuk keni asnjë problem. Rreth faktit se kur është koha e duhur për të kryer kontroll kardiologjik, biseduam me ekipin e kardiologëve të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.