
Mos lejoni që sëmundjet e zemrës t’ju prishin pushimet
Sëmundjet e zemrës nuk duhet të jenë pengesë që ju të mund të shijoni udhëtimet tuaja. Dr. Marina Jurikovska, kardiologe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” këshillon se si ti shijoni pushimet tuaja, pavarësisht problemeve tuaja me zemrën. A mund të kem problem me shëndetin nëse shkoj me pushime? Shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës mund të shkojnë me pushime. Nëse zemra juaj është në gjendje të qëndrueshme, e kontrolloni mirë sëmundjen dhe ndiheni mirë, nuk duhet të ketë asnjë problem.












