Sëmundja koronare e arterieve ose sëmundja iskemike e zemrës është forma më e shpeshtë të sëmundjes kardiovaskulare. Në disa raste paraqitet si dhimbje në gjoksit që më së shpeshti lokalizohet mbrapa eshtrës së kraharorit që përhapet në drejtim të shpatullave, krahut të majtë, shpinës, qafës ose nofullës. Më së shpeshti dhimbja është në lloj të shtrëngimit, por mund të ndihet si djegësim mbrapa eshtrës së kraharorit. Zakonisht simptomat paraqiten gjatë ndonjë përpjekjeje zgjatin disa minuta dhe qetësohen kur pacienti është i qetë. Shpesh herë dhimbja shoqërohet me frymëmarrje të shkurtër. Sipas dr. Snezhana Meshkoska Bongard, kardiolog, manifestimi i parë i sëmundjes koronare mund të jetë infarkti i zemrës, që paraqet forma më serioze e sëmundjes, por mund të paraqitet edhe si angina pektoris, dobësia e zemrës ose çrregullimi i ritmit të zemrës.
Pacientet me rrezik
Sëmundja zakonisht paraqitet te pacientet që kanë rrezik faktorë për sëmundje koronare të arterieve. Këtu marrin pjesë: tensioni i ngritur të gjakut, pirja e duhanit, sëmundja e sheqerit, mungesa e aktivitetit fizik, pesha e rritur të trupit dhe obezitet, kolesteroli i lartë në gjak, por mes tjerash edhe ushqimi i keq dhe konsumimi i alkoolit.
Si do të mësojmë nëse kemi ndonjë sëmundje koronare e arterieve?
1.Stres testi koronar- më shpesh përdoret protokollit të Brus-it në traka të lëvizshme. Gjatë aktivitetit ndjeken ndryshimet te EKG-it, paraqitja e dhimbjes, ndryshime në ritmin e zemrës, reagimi i shtypjes së gjakut dhe vlerësohet kapaciteti funksional i pacientit ndaj përpjekjes. Megjithatë ky test është me saktësi të ulët, dmth. mund të tregojë rezultate negative të rrejshme veçanërisht te gratë në moshën mbi 50 vjeçare, që shpeshherë kanë vështirësi atipike. 2.Testi i tjetër është stres ekokardiografia që kryhet me barna që shpejtojnë zemrën. Por, për kryerjen e kësaj teknike është e nevojshme që pacienti të ketë qartësi të mirë në eko dhe përvoja e mjekut që t’i interpretojë mirë rezultatet. Teknika e tretë jo invasive precize për diagnozë të iskemisë miokarde të zemrës paraqet scinitgrafia miokarde perfuzione.
Scintigrafia miokarde perfuzione
Scintigrafia miokarde perfuzione është procedurë diagnostike për diagnozë të sëmundjes së zemrës iskemike. Ky ekzaminim, që është pa dhimbje, tregon funksioni i muskulit të zemrës kur trupi është i qetë dhe gjatë përpjekjes. Gjatë ekzaminimit injektohet preparati radioizotopik, që kalon përmes enëve të gjakut të zemrës deri në qelizat e zemrës. Kjo procedurë diagnostike është shumë e rëndësishme sepse mundëson që të bëhet zgjedhje e shpejtë dhe e saktë në trajtimin e pacientit. Ky test është i rëndësishëm për pacientët më të moshuar, dhe pacientet që kanë probleme me ecjen, si dhe sëmundjet e caktuara specifike (pacientet pulmologjike etj.). Në këtë mënyrë me këtë lloj të testit mund të përfshihen të gjitha grupe populacione.
Përparësitë…
Përparësia e scinitgrafisë miokarde perfuzione në raport me të gjitha metoda të tjera për diagnozë të SKA është se me këtë teknikë mund të vlerësohet ekzistimi i pjesës viabile të ashtuquajtur ose pjesës së gjallë të muskulit të zemrës, që duket se është i vdekur që mund shumë të ndihmojë në zgjedhjen e trajtimit ( bajpas i zemrës, stentimi, ose trajtimi me barna), Gjithashtu, kjo teknikë mund të japë informacion për rrezikun e gjendjeve të padëshiruara të zemrës.
Përdoret për…
- Diagnozën e sëmundjes koronare arteriale dhe abnormalitetet e kinetikës së muskulit të zemrës. Identifikim të lokalizimit dhe shkalla e sëmundjes te paciente me histori të sëmundjeve kardiovaskulare.
- Prognozë te pacientet që janë me rrezik të kenë incident miokard ose koronar në të ardhmen.
- Vlerësim i muskulit të gjallë të padëmtuar, dhe me qëllim që të caktohet lloji i revaskularizimi. Evaluim pas intervenimit (bajpas ose stentim).
- Kjo teknik është me rol të rëndësishme në stratifikimin e rrezik benefitit të procedursë së parashikuar për trajtim.
Megjithatë, më e rëndësishme është të mos lejohet të krijohet sëmundja e enëve të gjakut të zemrës përmes parandalimit të sëmundjes me ushqim të drejtë, aktivitet sportiv, mos pirje të duhanit dhe trajtim të sëmundjes së pranishme të rrezikshme siç është tensioni i rritur i gjakut dhe sëmundja e sheqerit.