Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin dhe ndikon mbi riprodhimin dhe fertilitetin

Infertiliteti ose steriliteti mund të shkaktohet nga shumë faktorë. Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësi nukleare në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” thekson se në shumë raste shkaqet për sterilitet janë çrregullimet hormonale të cilat përfshijnë funksionin e çrregulluar të tiroides. Sipas saj, çrregullimet e tiroides të padiagnostikuara në kohë dhe të patrajtuara mund të kenë pasoja negative mbi pjellorinë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Çrregullimet në funksionimin e tiroides vlerësohet të jetë një nga çrregullimet më të zakonshme endokrine, ndërsa të dhënat tregojnë se gratë vuajnë nga 5-10 herë më shpesh sesa burrat.

“Kjo gjëndër në formën e fluturës apo mburojës është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin. Dy hormone të rëndësishme prodhohen në gjëndrën tiroide, trijodotironina (T3) dhe tiroksina (T4). Punën e tyre rregullon hormoni i tretë i cili sekretohet në hipofizën në tru dhe quhet hormon tireostimulues (TSH). Sekretimi i hormoneve është i rregulluar mirë, ndërsa problemet ndodhin kur gjëndra prodhon pak ose më shumë hormone të tiroides. Niveli i tyre optimal ndikon mbi zemrën, mushkëritë dhe sistemin nervor, organet e tretjes, por është gjithashtu shumë i rëndësishëm për funksionimin e drejt të sistemit riprodhues, pra të hormoneve seksuale. Për shkak të këtij ndikimi, problemet me funksionimin e tiroides mund të jenë një nga shkaqet e mundshme për stertilitet. Pamundësia për të mbetur shtatzënë është një nga sinjalet për ta vizituar mjekun dhe për të kontrolluar funksionimin e gjëndrës tiroide”, thotë Dr. Muratovska.

Kur gjëndra tiroide sekreton më pak hormone krijohet gjendja e hipotiroidizmit

Simptomat përfshijnë lodhje, përgjumësi, letargji, depresion, dhimbje muskulore, lëkurë dhe flokë të thatë, jashtëqitje të forta, ënjtje nëpër trup, humbje të oreksit dhe shtim në peshë. Përveç kësaj, cikle menstruale të parregullta ndodhin tek gratë. Edhe nëse ciklet menstruale janë të rregullta ekziston mundësia e pjellorisë së dëmtuar për shkak të ovulimit të dëmtuar.

Për hipotiroidizmin është karakteristike se shpesh niveli i prolaktinës është i ngritur, hormoni që stimulon prodhimin e qumështit të gjirit. Nëse ndodh shtatzënia, mund të shkaktohen komplikime dhe rrezik për humbjen e frytit. Kjo vjen për shkak se metabolizmi përshpejtohet gjatë shtatzënisë, ndërsa gjëndra tiroide me funksion të ulur nuk mund të ndjekë ndryshimet metabolike, prandaj shkaktohen probleme në shtatzëni. Meqenëse hormonet tiroide janë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor të foshnjës, duhet të kontrollohen në mënyrë të rregullt gjatë shtatzënësisë dhe të reagohet në kohë në rast të çrregullimit të tyre”, këshillon Dr. Muratovska.

Kur gjëndra tiroide sekreton më shumë hormone krijohet gjendja e hipertireodizmit

Simptomat që shfaqen janë punë të padrejtë dhe të përshpejtuar të zemrës, dridhje, lodhje, diarre, nervozizëm dhe ndryshime në humor dhe shpesh ndodhin çrregullime në ovulacionin. Ato manifestohen si një cikël menstrual i parregullt, shpesh i zgjatur, duke çuar në paaftësi për të mbetur shtatzënë. Nëse realizohet shtatzëni ekziston rrezik për abort. Çrregullimet e tiroides, megjithëse janë më pak të zakonshme tek burrat, gjithashtu mund të jenë shkak për infertilitetit. Dr. Muratovska shpjegon se hipertiroidizmi ndikon në uljen e epshit, potencën, mosfunksionimin erektil dhe strukturën e dëmtuar të spermatozoideve.

“Pothuajse të njëjtat simptoma shfaqen si te gratë. Hipertiroidizmi tek meshkujt manifestohet me një çrregullim të niveleve të testosteronit dhe estrogjenit, dhe për shkak të kësaj shfaqet gjinekomastia, dmth. zmadhim gjoksi. Tek hipotiroidizmi, mund të ketë një ulje në nivelin e testosteronit dhe një rritje në nivelin e prolaktinës që ndikon në zvogëlimin e dëshirës seksuale dhe potencës tek burrat”, tha Dr. Muratovska.

Një nga arsyet pse monitorimi i rregullt i funksionit të tiroides është i rëndësishëm është në varësi të seriozitetit të mosbalancimit hormonal, simptomat mund të jenë të lehta ndërsa çrregullimi i funksionit të tiroides mund të mbetet i pazbuluar për vite me radhë. Edhe format e lehta të sëmundjeve të gjëndrës tiroide, mund të jenë një peng për të mbetur shtatëzënë, nënvizon Dr. Muratovska.

Vendosja e diagnozës së saktë bëhet me një ekzaminim klinik, duke kontrolluar nivelin e hormoneve TSH, T3 (ose FT3) dhe T4 (ose FT4) në gjak dhe me një ekzaminim me ultratingull në qafë. Për të mbetur shtatzënë gjithashtu është e rëndësishme të përcaktohet niveli i antitrupave anti-tiroide (aTPO dhe aTG) sepse është dëshmuar se abortet spontane shfaqem dy herë më shpesh te gratë që kanë këto antitrupa. Në varësi të diagnozës, përcaktohet terapia e përshtatshme.

“Nëse një grua që dëshiron të mbetet shtatzënë ka një funksion të çrregulluar të gjëndrës tiroides, shtatzënia duhet të planifikohet në periudhën kur sëmundja është stabile, pra e rregulluar mirë, sepse për krijimin e organeve dhe sistemet e tij embrioni përdor vetëm hormonet tiroide nga nëna. Matjet e nivelit të hormoneve tiroide dhe antitrupave tiroide duhet të përfshihen në paketën e testit të infertilitetit. Sinjali i parë për shqetësim janë çrregullime në ciklin menstrual dhe të gjitha gratë që kanë këto probleme duhet të testohen për funksionin e tiroides në kohën e duhur. Nëse përpiqeni pa sukses të mbeteni shtatzënë për më shumë se 6 muaj deri në 1 vit, kontrolloni nivelin e hormoneve tiroide tek ju dhe partneri juaj ”, këshillon Dr.Muratovska.

Ajo shton se në grupet e rrezikuara përfshihen nënat e ardshme që tashmë kanë pasur aborte spontane, të cilat kanë nivele të larta të sheqerit në gjak ose ato që kanë një predispozitë familjare për sëmundje të tiroides.

 

Shpërndaj