Intervistë me Dr. Zharko Hristovski – Sëmundjet kardiovaskulare shkaku kryesor për shkaktimin e vdekjes në mbarë botën

Deri në vitin 2030 pritet që 23.6 milionë njerëz, do të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Këto janë statistikat nga Organizata Shëndetësore Botërore, dhe pritet që të mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë në mbarë botën. Cilët janë faktorët më të zakonshëm të rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare?

Në shekullin e kaluar si dhe në 40-50 vitet e ardhshme, sipas statistikave dhe treguesve, sëmundjet kardiovaskulare janë dhe do të jenë udhëheqëse të mobiditetit dhe vdekshmërisë në mbarë botën. Ajo që duhet të theksohet është tendenca që në vendet e zhvilluara në botë ka një trend të reduktimit të mortalitetit në krahasim me vendet e tjera të cilat janë në zhvillim të cilat janë të prirura drejtë rritjes së këtij trendi. Kjo sigurisht është e lidhur me ekzistencën e faktorëve të rrezikut dhe mënyrën e parandalimit të individëve me rrezik të lartë të rritjes të zhvillimit të arterosklerozës. Përkatësisht, flasim për faktorët e rrezikut, për arterosklerozën, në të cilën përfshihen faktorë jo modifikues dhe modifikues. Tek faktorët e parë përfshihen mosha, gjinia dhe predispozicioni gjenetik. Kemi vënë aksent tek faktorët modifikues në të cilët përfshihen: ekzistenca e hipertencionit, diabeti, obeziteti, çrregullim i metabolizmit të yndyrës, mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i papërshtatshëm, pirja e duhanit, etj.

Cili është shkaku kryesor i infarktit në zemër?

Tek mbi 90% e pacientëve me infarkt në zemër apo në tru,  shkak është faza e avancuar e aterosklerozës. Ruptura e pllakës arterosklerotike është shkaku më i zakonshëm i trombozës në zemër apo në arterien e trurit, si shkaku më i zakonshëm i shfaqjes së këtyre gjendjeve fatale, të cilat kanë mortalitet të lartë, si dhe një shkallë të lartë të invaliditetit.

Në internet qarkullojnë shumë rekomandime në lidhje me faktin se si ti vini në ndihmë vetes në rast të shfaqjes së simptomave të para të sulmit në zemër. Cilat janë këshillat e ekspetëve në lidhje me ndihmën e parë ndaj shfaqjes së shenjave të sulmit në zemër?

Ne jemi dëshmitarë të versioneve të ndryshme ëpër portale të ndryshme në lidhje me rekomandimet për ti mbijetuar sulmit në zemër. Unë shkurtimisht do të thoja se rekomandimi i duhur është: MENJËHERË KËRKONI NDIHMËN PROFESONANE!!! Për ta saktësuar – nuk ekzistojnë rekomandime të cilat janë të zbatueshme në mënyrë univerzale. Ndihma më e mirë mund të merret nga një ekip i tërë ekspertësh, të cilët kanë për qëllim që të kujdesen për një periudhë sa më të shkurtër të mundshme për pacientët në një njësi koronare, duke parandaluar pushimin e zemrës nga çrregullimet e rrahjeve të zemrës, dhe sigurisht, të përpiqen për të hapur arteret e bllokuara, gjë e cila shkaktohet nga sulmi në zemër. Shkurtimisht – gjatë dyshimit të shfaqjes së sulmit në zemër, kërkoni ndihmë mjekësore nga Urgjenca mjekësore.

Cila është metoda e reduktimit të rrezikut?

Tashmë përmenda që masat parandaluese janë të lidhura kryesisht me faktorët – të përmendura më lart. Individualisht – korrigjim i mirë i rritjes së mundshme të presionit të gjakut, rregullim i peshës trupore, dhe kontrollim i metabolizmit të sheqerit, kontrolli dhe rregullimi i nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve, aktiviteti i rregullt fizik, ndërprerja e pirjes së duhanit… kjo arrihet me ndihmë profesionale dhe me motivim të mirë. Shoqatat kardiologjike i kanë kushtuar shumë vëmendje dhe energji fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e masave parandaluese.

Sa shpesh duhet të bëhet ekzaminimet parandaluese?

Përsa i përket nevojës së kryerjes së ekzaminimeve parandaluese, është folur dhe shkruar shumë. Kryerja e ekzaminimeve parandaluese varet nga prania e faktorëve të rrezikut tek individët.  Më saktësisht, tek pacientët të cilët kanë predispozicion më të fortë ndaj këtyre sëmundjeve, ekzaminimet parandaluese fillojnë që në moshën e adoleshencës, me nivelin e kontrollit të kolesterolit në gjak. Gjithësesi, kontrolli i parë duhet të bëhet deri në moshën 30 vjeçare, më pas dinamikën e kryerjes së kontrolleve duhet ta përcaktojë mjeku kardiolog. Tek individët me çrregullim metabolik yndyror, kontrolli duhet bërë akoma më herët. Duke filluar që në pubertet kërkohet statusi i yndyrës dhe presionit të gjak. Më pas ndiqen rekomandimet e trajtimit të disipidemisë së dhënë nga shoqatat profesionale.

Si kujdeseni ju si profesionist për shëndetin tuaj kardiovaskuar? Ndoshta duke u ushqyer shëndetshëm apo me anë të aktivitetit të rregullt fizik? Cila është këshilla juaj për ruajtjen e mirë të shëndetit?

Pyetje interesante. Shpesh ne nuk jemi shembulli më i mirë në lidhje me faktin se si duhet të kujdesen pacientët tanë në mënyrë të përshtatshme për shëndetin e tyre. Këtu ka ndikim tradita, shkalla e stresit për shkak të profesionit dhe shumë faktorë të tjerë. Unë personalisht përpiqem të aplikoj disa prej masave parandaluese të provuara për ngadalësimin e arteriosklerozës. Përpiqem që ushqimi të jetë në përputhje me rekomandimet – të jem pranë asaj që ne e quajmë – ushqim mesdhetar.  Më pak mish të kuq dhe produkte të mishit, më tepër perime dhe peshk, dhe sa më pak kripë në ushqim. Bëj ecje sa herë që kam mundësi, por nuk mund të them mjaftueshëm. Praktikoj një lloj trajnimi fizik, me anë të të cilit përmirësoj shëndetin fizik, si dhe reduktoj nivelin të stresit.

Këto janë disa rekomandime për një shëndet të mirë:

  • Bëni kujdes me futjen e kripës në ushqim
  • Sa herë që të keni mundësi lëvizni në këmbë ose me biçikletë
  • Kushtojini vetes një orë në ditë, duke u marrë me aktivitet fizik për tu relaksuar
  • Konsumoni peshk të paktën një herë në javë, ndërsa perimet të jenë të pranishme në një sasi më të madhe në menynë tuaj
  • Nëse jeni pirës tu duhanit – ndërpriteni atë për një periudhë sa më të shkurtër të mundshme
  • Paraqiteni tek mjeku juaj të paktën një herë në vit për të kryer kontroll preventiv

Burimi  – pharmanews.mk

Shpërndaj