Aterotromboza si shkaku kryesor i sëmundjes së sistemit kardiovaskular, nuk konsiderohet më si një sëmundje e cila shfaqet vetëm në vendet në zhvillim. Ajo është e pranishme kudo në mbarë botën, dhe tek të gjitha klasat socio-ekonomike. Dr. Snezhana Meshkoska Bongard, kardiologe, shprehet se statitistikat tregojnë se deri në vitin 2025 vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare do ta tejkalojë vdekshmërinë nga shkaqet e tjere të cilat kryesojnë deri tani, siç janë sëmundjet infektive, sëmundjet malinje dhe traumat.
Cili është shkaku i sëmundjeve kardiovaskulare?
Shkaku i sëmundjes së aterotrombozës është mëse i njohur. Përveç faktorëve bazë tradicionalë të rrezikut, çdo ditë zbulohen faktorë të rinj, të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes. Disa faktorë reziku janë vese apo zakone të fituare me kalimin e kohës, siç është pirja e duhanit, disa faktorë janë gjendje të lindura (hiperlipidemia familjare), dhe disa të tjerë janë gjetje laboratorike (rritje e nivelit të kolesterolit në gjak ose rritje e proteinës C reaktive në gjak). Gjithësesi, disa faktorë rreziku mund të modifikohen, siç është për shembull, presioni i lartë i gjakut ose rritja e nivelit të kolesterolit në gjak, ku studimet kanë treguar se normalizimi i tyre zvogëlon rrezikun kardiovaskular. përsa i përket faktorëve të tjerë si pirja e duhanit, ekziston një rrezik atribut, kështu që pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, rreziku vazhdon të ekzistojë në varësi të numrit të cigareve dhe viteve të përvojës së pirjes së duhanit.
A ekziston trashëgimia e rrezikut kardiovaskular?
“Studimet kanë treguar se 1 nga 5 sëmundje kardiovaskulare shfaqen edhe në mungesë të ndonjë faktor rreziku tradicional, ndërkohë që një nga dy raste të tilla shfaqet edhe në mungesë të hiperlipidemisë” – shpjegon Dr. Meshkovska Bongard. Për shembull, personat të cilët kanë të paktën një prind me sëmundje të lindur kardiovaskulare, domethënë babai nën moshën 55 vjeçare ose nëna nën moshën 65 vjeçare, ka rrezik të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen. Deri tani ekzaminimi gjenetik klinik nuk ekziston në praktikën e përditshme, kështu që të dhënat mbi historinë familjare të fillimit të hershëm të sëmundjes janë parashikues të rëndësishëm të sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen. Ky rrezik familjar rritet tek personat të cilët konsumojnë duhan, kanë rritje të presionit të gjakut, rritje të nivelit të kolesterolit në gjak apo diabet. Sa më shumë faktorë rreziku të keni, aq më i madh është rreziku i shfaqjes apo zhvillimit të sëmundjes. Megjithatë, faktorët e rrezikut mund të kontrollohen, duke ndihmuar në parandalimin ose vonimin e sëmundjes. Baza për kuptimin më të mirë gjenetik të rrezikut kardiovaskular është koncapti i “mjekësisë së personalizuar” në të cilën çdo individ do të ketë një qasje të synuar me ilaçin e duhur për pacientin e duhur dhe në kohën e duhur.
Cila është historia juaj familjare?
Mundohuni që të informoheni për sëmundjen kardiovaskulare në rrethin më të ngushtë të familjes tuaj, kur dhe në cilën moshë janë diagnostikuar dhe trajtuar, dhe lidhur me këtë fakt duhet të bisedoni me mjekun tuaj, i cili mund t’ju rekomandojë kontroll preventiv kardiovaskular, i cili përveç konsultimit me mjekun kardiolog, përfshihet edhe EKG, EKO e zemrës, Stres-testi koronar, me qëllim që të zbulohet në kohë sëmundja e zemrës pa simptoma.
7 hapa të thjeshtë për një zemër të shëndetshme
Këto 7 këshilla vlejnë për secilin prej nesh, me një theks të veçantë për personat të cilët kanë një histori familjare të sëmundjeve të zemrës. Për një jetë të shëndetshme, është e nevojshme që të fokusoheni tek këto këshilla, dhe të reduktoni rrezikun nëpërmjet ndryshimit të stilit të jetesës dhe duke u udhëhequr nga një jetë e shëndetshme. Rekomandimet e Dr. Bongard janë:
- Kontrolloni presionin e gjakut
- Kontrolloni nivelin e kolesterolit në gjak
- Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak
- Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar
- Ruani një peshë normale trupore
- Merruni me aktivitete fizike
- Hiqni dorë nga pirja e duhanit