Ndihma e parë gjatë lëndimit në shtyllën kurrizore

Vera është stina gjatë të cilës nëpër spitale rritet numri i pacientëve me lëndime në shtyllën kurrizore.  Hedhjet me kokë në ujë, sportet në ujë, aksidentet e trafikut (me makinë, biçikletë dhe motorë) janë vetëm një pjesë e rreziqeve që shpesh vuan shtylla kurrizore. Sipas Prof. Dr. Jordan Saveski,  traumatolog në spitalin klinik "Acibadem Sistina", pasojat më të mëdha shkaktohen nga lëndimet, kur i lënduari , zhvendoset në mënyrë jo profesionale  nga vendi ngjarjes për në spital, gjë e cila mund të shkaktojë dëmtim të palcës kurrizore dhe paralizë të gjymtyrëve apo të të gjithë trupit.  Mund të kemi lëndim të shtyllës kurrizore nëse:

Vera është stina gjatë të cilës nëpër spitale rritet numri i pacientëve me lëndime në shtyllën kurrizore.  Hedhjet me kokë në ujë, sportet në ujë, aksidentet e trafikut (me makinë, biçikletë dhe motorë) janë vetëm një pjesë e rreziqeve që shpesh vuan shtylla kurrizore. Sipas Prof. Dr. Jordan Saveski,  traumatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, pasojat më të mëdha shkaktohen nga lëndimet, kur i lënduari , zhvendoset në mënyrë jo profesionale  nga vendi ngjarjes për në spital, gjë e cila mund të shkaktojë dëmtim të palcës kurrizore dhe paralizë të gjymtyrëve apo të të gjithë trupit.  Mund të kemi lëndim të shtyllës kurrizore nëse:

 

  • I lënduari ankohen nga dhimbja e qafës apo e shpinës
  • I lënduari nuk mund ta lëvizë qafën dhe gjymtyrët
  • I lënduari ankohet se ndihet i dobët, së është i ngrirë apo i paralizuar dhe se nuk i kontrollon dot duar apo këmbët dhe se nuk mund të urinoj
  • Nëse i lënduari ka marrë lëndime në kokë

Nëse dyshoni se dikush ka marrë lëndim në shtyllën kurrizore: gjatë çdo lëndimi në kokë duhet të mendoni se i lënduari ka lëndim edhe në shtyllën kurrizore. Në raste të tilla, zakonisht nuk duhet ta lëvizni personin e lënduar, pa i vendosur më parë pajisjet në trup të cilat e shtrëngojnë trupin dhe  e ndihmojnë atë që të mos pësojë devijime gjatë transferimit për në spital.  Nuk ka nevojë për panik dhe për transferim me automjete të papërshtatshme. “Deri tani kam qënë dëshmitarë i pasojave katastrofale të shtyllës dhe palcës kurrizore, kur pacienti është transferuar i pa mobilizuar në makinën e parë që është gjendur në momentin e aksidentit. Mos harroni se në raste të tilla, thyerja e qafës, shkakton lëndime të shtyllës dhe palcës kurrizore, duke shkaktuar paralizë të pacientit”, – shpjegon Prof. Dr. Jordan Saveski.

Si duhet vepruar në raste të tilla?

  • Mbajeni pacientin në të njejtin pozicion që e keni gjetur
  • Mbani kokën e pacientit në mënyrë që të mos e lëvizë
  • imobilizoni qafën e pacientit në mënyrë që ta mbajë qafën në të njejtin pozicion
  • Lajmëroni menjëherë  urgjencën

Imobilizimi gjatë lëndimit të shtyllës kurrizore

Imobilizimi i duhur është thelbësor për parandalimin e lëndimeve të mëtejshme të palcës kurrizore gjatë traumës spinale. 10-15% e rasteve të lëndimeve ndodhin në disa nivele të shtyllës kurrizore, në raste të tilla kërkohet imobilizim nga koka deri tek këmbët. Ndjekja e hapave në vijim është e nevojshme për të parandaluar lëndime të tjera të mundshme:

Në vendin e aksidentit, pa lëvizur asnjë pjesë të trupit ngrini kokën e pacientit dhe rreth vendosni një qafore të fortë përreth qafës së pacientit

I lënduari vendoset në pozicion shpine  në një pajisje të rrafshët dhe të fortë. Për ta ngritur dhe për ta vendosur pacientin në këtë pajisje të fortë transportuese nevojiten të paktën 4 (katër) persona. Njëri duhet ta mbajë kokën, dy të tjerët nën pjesën e gjoksit apo pelvisit (legenit), ndërsa personi i katërt i mban këmbët. Nëse nuk keni qafore, atëherë qafa mbahet me një leckë  të butë dhe bashkohet me shirit ngjitës  me pajisjen e transportit  më qëllim për të parandaluar lëvizjen e qafës gjatë momentit të transferimit për në spital.

Nëse i lënduari mban kacigë (hemletë mbrojtëse që përdoret për motorë) nuk duhet t’ia mënjanoni, pasi shpesh herë ka ndodhur që në raste të tilla të shkaktohet dëm akoma më i madh i shtyllës kurrizore. Nëse duhet të kryhet reanimim, kaciga hapet në pjesën e përparme.

Nëse pacienti imobilizohet në këtë mënyrë, mund të kryhet transferimi.  Pasi të mbërrijë në spital,  pacientit duhet ti bëhet një kontroll i plotë fizikal dhe neurologjik. Me anë të këtij veprimi do të përcaktohet nëse pacienti është i lënduar apo jo.  Më pas bëhen procedura diagnostikuese , si rezonanca magnetike, tomografia kompjuterike, apo radiografia me anë të së cilës përcaktohet vendi dhe shkalla e lëndimit.  Pacienti duhet të vazhdojë të jetë i imobilizuar gjatë kryerjes së këtyre procedurave diagnostikuese.

Këshillë

Mos u hidhni në ujë me kokë në vende në të cilat nuk jeni të sigurtë përsa i përket thellësisë, pasi mund  të shkaktoni lëndim të shtyllës kurrizore nëse thellësia e ujit është e cekët dhe koka juaj përplaset në tokë. Në shumicën e rasteve, këto lëndime përfundojnë me paralizë.  Veproni siç duhet me pacientin e lënduar, dhe mos harroni se imobilizimi dhe mjeti i duhur me të cilin kryhet transferimi mund ti shpëtojnë jetën pacientit.

Qendra spinale në “Acibadem Sistina”

Qendra spinale në spitalin klinik “Acibadem Sistina” mundëson diagnozë të plotë  me ndihmën e teknologjisë bashkëkohore, si radiografia dixhitale, rezonanca magnetike dhe tomografia kompjuterike.  Një ekip kirurgësh me përvojë kryen edhe operacionet më të komplikuara që kanë të bëjnë me lëndimin e shtyllës dhe palcës kurrizore.  Kjo qendër është lider në futjen e metodave të reja dhe efikase për trajtim. Çdo pacient, merr një plan individual të plotë për trajtim, me një metodë multidisiplinare.

Shpërndaj