Ndihma e parë gjatë sulmit në zemër

Për një kohë të gjatë në mediat sociale janë shpërdarë rekomandime të ndryshme, se si ti vini në ndihmë vetes gjatë shfaqjes së shenjave të para të sulmit në zemër. Shpërndarja e këtij rekomandimi është që të fillohet menjëherë me kollitjen e shpejtë dhe të thellë, e cila duhet ta mbaj të vetëdijshëm pacientin dhe për ta ndihmuar që ti mbijetojë krizës.  Dr. Oliver Bushljetiq, kardiolog intervent, shprehet se në jetën reale kjo gjendje zhvillohet shumë shpejtë dhe pacienti nuk ka kohë për të reaguar. Lexoni këshillat e tij profesionale përsa i përket ndihmës së parë gjatë shfaqjes së shenjave të sulmit në zemër.

Për një kohë të gjatë në mediat sociale janë shpërdarë rekomandime të ndryshme, se si ti vini në ndihmë vetes gjatë shfaqjes së shenjave të para të sulmit në zemër. Shpërndarja e këtij rekomandimi është që të fillohet menjëherë me kollitjen e shpejtë dhe të thellë, e cila duhet ta mbaj të vetëdijshëm pacientin dhe për ta ndihmuar që ti mbijetojë krizës.  Dr. Oliver Bushljetiq, kardiolog intervent, shprehet se në jetën reale kjo gjendje zhvillohet shumë shpejtë dhe pacienti nuk ka kohë për të reaguar. Lexoni këshillat e tij profesionale përsa i përket ndihmës së parë gjatë shfaqjes së shenjave të sulmit në zemër.

“Veçanërisht e rëndësishme është periudha nga fillimi i shfaqjes së sulmit në zemër deri tek  kontakti i parë me doktorin, ose vendosjen e diagnozës së sulmit në zemër. Në orët e para të fillimit të sulmit në zemër, rreziku më i madh është çrregullimi i funksionit të zemrës  i cili vënë në rrezik jetën , siç është rrahja e dobët e zemrës, apo theksimi i rrahjeve të shpeshta të saj” – shprehet Dr. Bushljetiq.

Çfarë është sulmi në zemër dhe si manifestohet?

Sulmi në zemër ka të bëjë me ndalimin e qarkullimit të gjakut tek një pjesë e caktuar e muskulit të zemrës, si shkak i ngushtimit të shkallës së arteres koronare, arteria e cila gjendet në sipërfaqen e muskulit të zemrës, e cila ushqen dhe firnizon me gjak një pjesë të muskulit të zemrës. Me ndalimin e ushqimit, në atë pjesë të muskukit të zemrës, shfaqen një varg çrregullimesh metabolike të cilat për një periudhë prej 6-12 orësh, shkaktojnë vdekjen e qelizave të muskulit të zemrës, si dhe dëmtime afatgjata të muskulit të zemrës.

Sulmi klinik i zemrës, manifestohet me shfaqjen e shqetësimeve në pjesën e kraharorit, si dhimbje, rëndesë në kraharor, mungesë të ajrit , etj. Shqetësimet mund të madhësive dhe lokalizimeve të ndryshme (nofulla e poshtme, stomak, shpatulla dhe dora e majtë …).

Diagnoza dhe trajtimi

Tepër e rëndësishme është diagnoza e duhur dhe në kohën e duhur e sulmit në zemër. Pacienti dhe mjedisi përreth, duhet ti dallojnë simptomat në kohën e duhur, të mendojnë në fillimin e mundshëm të sulmit në zemër, dhe menjëherë të thërrisni ndihmën e shpejtë, e cila do ta dërgojë pacientin në institucionin shëndetësor më të afërt.

Pas përcaktimit të diagnozës së sulmit në zemër, merret trajtimi i përshtatshëm i cili ka për qëllim hapjen më të shpejtë të mundshme të arteres së mbyllur, dhe të mudësohet rrjedhja normale në të gjitha pjesët e muskulit të zemrës. Sa më shpejtë të hapet arteria koronare, aq më i vogël është dëmtimi i muskulit të zemrës.

Përse është i rëndësishëm reagimi i shpejtë?

Në jetën e përditshme, është tepër e rëndësishme periudha e fillimit të sulmit në zemër deri në kontaktin e parë me doktorin, domethënë, deri në momentin e vendosjes së diagnozës së sulmit në zemër. Rreziku më i madh për jetën gjatë orëve të para të sulmit në zemër, është çrregullimi i funksionit të zemrës, siç është dobësimi i theksuar i punës së zemrës, apo rrahjet tepër të shpejta të saj. Ato shkaktojnë ndërprerjen e qarkullimit të gjakut nëpër të gjithë organizmin, pasi zemra e humbet aktivitetin mekanik (pompimin) të saj.  Pas përfundimit të qarkullimit të gjakut, organi më i ndjeshëm është truri, dhe pas 30 sekondash pacienti humbet ndjenjat dhe pas disa minutash shkaktohen dëmtime të përhershme dhe vdekja. Këto komplikime, mund të zgjidhen me sukses  nga institucionet shëndetësore nëpërmjet normalizimit të ritmit të zemrës, me anë të elektrostimulimit dhe defibrilacionit, dmth. ndërprerjen e aritmive  me një goditje të shkurtër elektrike në zonën e zemrës.

Por, jashtë mjedisit mjekësor (shtëpi, punë, rrugë, automjete) trajtimi i këtyre gjendjeve është tepër i vështirë, dhe për fat të keq  është i pasuksesshëm.  Është e nevojshme prania e personave të cilët janë të trajnuar përsa i përket reanimimit kardio-pulmonar, të cilët do ta vendosin menjëherë pacientin i cili është në gjendje të pavetëdijshme në pozicionin e duhur, do të thërrasin ndihmën e shpejtë dhe do të fillojnë menjëherë  me masazhin e jashtëm të zemrës,  me frymëmarrjen artificiale. Kjo do të sigurojë të paktën qarkullimin minimal të gjakut nëpër tru, dhe do të parandalohen dëmtimet e përhershme deri sa të mbërrijë ekipi i ndihmës së shpejtë, me pajisjet dhe terapinë e duhur.

Për vite me rradhë, veçanërisht me shfaqjen e rrjeteve sociale, janë dhënë rekomandime në lidhje me atë se si pacienti ti vijë vetë në ndihmë vetes, gjatë shfaqjes së këtyre aritmive të cilat vënë në rrezik jetën e njeriut. Rekomandimet kanë të bëjnë me kollitjen e thellë e cila do ta mbajë pacientin në gjendje të vetëdijshme dhe do ta ndihmojë që ta kapërcejë momentin e krizës. Ideja e këtij rekomandimi vkjen për shkak se me anë të kollitjes së thellë vazhdimisht rritet dhe zvogëlot presioni në në pjesën e kraharorit (gjoks), nëpërmjet tij, edhe presioni në zemër, duke bërë të mundur ruajtjen e qarkullimit të gjakut.  Por, në jetën e vërtetë, kjo gjendje zhvillohet shumë shpejtë dhe pacienti nuk ka kohë për të reaguar. Madje edhe po të fillojë me kollitjen intenzive, kjo mund ta mbajë në gjendje të vetëdijshme  për 10 sekonda të tjera shtesë. Prandaj, ky rekomandim është i vështirë për tu zbatuar dhe nuk ka ndonjë domethënie të madhe në jetën reale.

Edukimi në lidhje me këtë gjendje është gjëja më e rëndësishme

Ajo çfarë është e rëndësishme, është edukimi i duhur i çdo individi që ti njohë simptomat e sulmit në zemër në kohën dhe në mënyrën e duhur, sidomos ato pacientë me  rritjes së rrezikut të sulmit në zemër, si pacientët me presion të lartë të gjakut, diabet, yndyrë të lartë në gjak, etj. Edukimi i duhur për reanimimin kardio –pulmonar, ka për bazë edhe reagimin e shpejtë të thirrjes së ekipit të ndihmës së shpejtë. Në këtë kontekst bën pjesë edhe rregulli apo ligji për vendosjen e defibratorëve (pajisje të cilat me një goditje të shkurtër elektrike ka për qëllim normalizimin e ritmit të zemrës) në ambiente publike, të disponuara për ndërhyrje të shpejtë.   

Shpërndaj