Shqetësimet në pjesën e gjoksit nuk duhen injoruar kur ato bëhen më të fuqishme gjatë sforcimeve

Dr. Oliver Bushljetiq pas të dhënave të mara nga fondi se 13. 000 persona sulmohen nga infarkti.

Çdo shqetësim në gjoks është një alarm i cili tregon se duhet të kryeni kontroll. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për shtrëngim në gjoks, peshë, djegie, presion, mungesë të ajrit, dhimbje kalsike të gjoksit, djegie e cila përhapet drejt qafës dhe në pjesën e poshtme të nofullës, apo shqetësime të cilat përhapen në pjesën e brendshme të dorës së majtë, shqetësime në gjoks  dhe në pjesën e stomakut , këto janë simptoma të cilat mund të kenë lidhje me sëmundjen e zemrës, këshillon Dr. Oliver Bushljetiq – kardiolog në “Acibadem Sistina”.

Dr. Oliver Bushljetiq pas të dhënave të mara nga fondi se 13. 000 persona sulmohen nga infarkti.

Çdo shqetësim në gjoks është një alarm i cili tregon se duhet të kryeni kontroll. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për shtrëngim në gjoks, peshë, djegie, presion, mungesë të ajrit, dhimbje kalsike të gjoksit, djegie e cila përhapet drejt qafës dhe në pjesën e poshtme të nofullës, apo shqetësime të cilat përhapen në pjesën e brendshme të dorës së majtë, shqetësime në gjoks  dhe në pjesën e stomakut , këto janë simptoma të cilat mund të kenë lidhje me sëmundjen e zemrës, këshillon Dr. Oliver Bushljetiq – kardiolog në “Acibadem Sistina”.

 

Si rezultat i sëmundjeve të zemrës , pritet  që më shumë se 13. 000 persona të kenë pasoja fatale në 10 vitet e ardhshme, ndërkohë që një rrezik të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës mund të kenë 134.326 persona. Këto të dhëna alarmante i zbuluan mjekët e familjes pas kontrolleve parandaluese të kryera në këto dy vite tek personat e moshës 24 – 65 vjeçare. Kontrollet të cilat bëhen me qëllim parandalimi në fondin e shëndetësisë, me qëllim për të zbuluar sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e veshkave, diabetit melitus, zbuluan se gjithashtu një rrezik të madh të sëmundjeve të veshkave kanë dhe  2. 600 persona, tek të cilët kjo sëmundje pritet në 10 vitet e ardhshme, ndërsa 1. 300 prej tyre do të përfundojnë në dializë.  Ndërkohë, 3. 007 persona janë në rrezik shumë të madh të diabetit, dhe tek 1503 persona pritet që të zhvillohet sëmundja.

 Kardiologët paralajmërojnë se çdo dhimbje në gjoks, është një alarm se duhet patjetër të kryeni kontroll, dhe se është tepër shqetësues fakti se shumë të rinj madje nën moshën 30 vjeçare janë në rrezik që të preken dhe të vdesin krejt papritur nga këto sëmundje.

Çdo shqetësim në gjoks është alarm

Pas këtyre të dhënave paralajmëruese, pyetjes se kur duhet të kryeni kontroll te kardiologu për të shmangur surprizat e pakëndshme, madje fatale, kardilogët e Spitalit klinik “Acibadem Sistina” në Shkup, shpjegojnë:

Çdo dhimbje në gjoks, është alarm për të cilin duhet të kryeni kontroll. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për shtrëngim në gjoks, peshë, djegie, presion, mungesë të ajrit, dhimbje kalsike të gjoksit, djegie e cila përhapet drejt qafës dhe në pjesën e poshtme të nofullës, apo shqetësime të cilat përhapen në pjesën e brendshme të dorës së majtë, shqetësime në gjoks  dhe në pjesën e stomakut , këto janë simptoma të cilat mund të kenë lidhje me sëmundjen e zemrës. Është e rëndësishme për tu theksuar se nuk ka asnjë simptomë tipike që tregon se vuani nga zemra.  Manifestimin e simptomave mund të ndihet subjekltivisht në në mënyra të ndryshme. Veçanërisht, këto simptoma janë të rëndësishme dhe nuk duhet ti lini mbas dore nëse gjatë sulmit bëhen më intenzive.

Gjithnjë dhe më shumë tension i lartë edhe tek adoleshentët

Ai shtoi se tek pacientët të cilët nuk kanë shqetësime të theksuara dhe vijnë në mënyrë preventive për kontroll kardiologjik , zbulojnë se kanë presion të lartë të gjakut. Pacienti tashmë është mësuar, por pikërisht për këtë arsye presioni i gjakut është i rrezikshëm sepse nuk kontrollohet dhe nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Pikërisht ky presion i lartë i gjakut është i rrezikshëm për të gjithë organizmin.  Gjejmë edhe vlera të rritura të sheqerit në gjak, yndyrë. Ne si mjekë,  jemi të lumtur që kemi kërkesa nga të rinjtë për kryerjen e kontrolleve, pasi shfaqja e sëmundjeve të zemrës është gjithnë dhe më e shpeshtë, për fat të keq, edhe tek të rinjtë. Sulmi në zemër dhe presioni i lartë i gjakut nuk janë sëmundje të cilat shfaqen vetëm tek personat më të moshuar, kemi raste të sulmit të zemrës edhe tek personat më të rinj se 30 vjeç, të cilët deri në këtë moshë nuk kanë patur asnjë shqetësim.  Kemi gjithnjë dhe më shumë raste të presionit të lartë të gjakut tek adoleshentët , lidhur ky fakt me pasivitetin e aktiviteteve fizike, të ushqyerit keq, dhe me problemin në rritjeqë është shtimi në peshë i të rinjve – thotë Dr. Bushljetiq.

Një numër i shumtë i personave janë mbi peshë

Sipas rezultateve të kontrolleve preventive të cilat në ditën e djeshme  i prezantuan  doktorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Maqedoni,  Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani, me mbipeshë trupore janë 14,3% (82.852 persona) nga personat e ekzaminuar, ndërsa tek 4,39 % (28.783 persona) në urinë janë gjetur proteina, kjo është një nga shenjat e sëmundjeve nefrologjike, ndërsa tek 3,86 % (14.753 persona) janë zbuluar me anë të EKG rrahje jo të rregullta të zemrës.

Janë ekzaminuar të siguruarit të cilët i përkasin moshës 14-65 vjeçare. Të synuar ishin 1.3 milion të siguruar, nga të cilët janë përpunuar të dhëna për 655.002 të siguruar, që përbën 52% të numrit të përgjithshëm.

Risi është se në 2 vitet e ardhshme kontrollet preventive do të duhet të kryhen edhe nga mjekët pediatër.

Për moshën mbi 40 vjeçare duhet të kryhen kontrolle të paktën një herë në dy vjet

Gjenerata e mesme, personat të cilët i përkasin moshës 40 dhe 50 vjeçare, vijnë shumë më shpesh  për kryerjen e kontrolleve kardiologjike preventive, persona të cilët kujdesen për familjen e tyre dhe janë nën stres të madh profesional,  por që i përkasin dhe moshës në të cilën shfaqen shenjat e para të sëmundjeve të zemrës.  Këshilloj nqë personat mbi moshën 40 vjeçare të kryejnë kontrolle të paktën një herë në dy apo tre vjet. Personat mbi moshën 50 vjeçare, rekomandohen të kryejnë kontrolle një herë në vit. Në rast se keni faktor rreziku siç është presioni i lartë i gjakut, sëmundja e sheqerit, rritje të peshës trupore, yndyrë, duhet të kryeni kontrolle të preventive të zemrës shumë më herët dhe ato të kryhen një herë në vit. Të rinjtë, të cilët e ndjekin si trend stërvitjen në palestër, duhet të kryejnë të paktën kontrollin bazë të EKG, presionit të gjakut, analizën e përgjithshme të gjakut  – theksoi Dr. Bushljetiq.

 

Shpërndaj