Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të bëjnë kujdes nga depresioni

Studimet tregojnë se personat me depression janë më të prirurn ndaj sëmundjeve të zemrës. Përse?

Depresioni kronik dhe ankthi, mund të rrisin nivelin e hormoneve të stresit të cilat qarkullojnë në trup. Këto hormone shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, dhe bashkë me të rritet dhe shkalla e rrahjeve të zemrës. Rezultati përfundimtar mund të jetë inflamacioni I arterieve dhe rritja e mundësisë për formimin e mpiksjes së gjakut.

Personat të cilët vuajnë nga depresioni, janë dy herë  më të ndjeshëm ndaj infarktit në zemër në një të ardhme të afërt. Depresioni ndikon keq tek qëniet njerzore të cilët vuajnë nga angina e paqëndrueshme, ndaj gjendjes jo të mirë në kraharor, dhe ndaj pajaftueshmërisë kongjestive kardiake, dhe nëse nuk merren masa për parandalimin e këtyre faktorëve të rrezikut, gjendja shëndetësore mund të agravohet shumë më tepër.

Duhet të theksojmë se përveç, aspektit biologjik, depresioni ndikon në zemrën e njeriut edhe në drejtim të sjelljes së tij. Ndjenja e dëshpërimit ndoshta është çelësi I një mënyre jetese të neglizhuar dhe me vese të këqija. Këta pacientë marrin trajtim të parregullt dhe të papërgjegjshëm  dhe nuk kryejnë ushtrime mjaftueshme, është pikërisht kjo arsyeja e cila I dallon ata nga pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës të cilët nuk kanë depresion.

 Por nëse momentalisht jeni me humor të keq apo të trishtuar, nuk do të thotë se vuani nga depresioni. Episodet depresive zgjasin më tepër, duke filluar më së paku për dy javë apo për disa muaj, madje dhe me vite. Ka depresione sezonale të cilat ju ndodhin më të rriturve gjatë stinës së dimrit, dhe gjendja e tyre përmirësohet me ardhjen e stinës së pranverës dhe verës.

Shpërndaj