Nëse keni vendosur të ushqeheni shëndetshëm dhe ta ndihmoni zemrën tuaj për të qenë e shëndtetshme, atëherë me siguri menyja kryesore për ju janë frutat dhe perimet. Përveç këtyre ushqimeve të cilat me siguri do të ndikojnë pozitivisht në zemrën tuaj, ekzistojnë dhe produkte të tjera për të cilat ndoshta nuk keni dijeni, por që edhe ato ndihmojnë për të patur një jetë të shëndetshme.
Alkooli në doza të kontrolluara
Kur flasim për alkoolin, gjëja e parë që na vjen ndërmend është vera e kuqe. Studimet e fundit, përfshijnë birrën si një pije që gjithashtu ka efekt pozitiv për temrën. Konsumoni doza të kontrolluara të birrës, verë të bardhë apo të kuqe, tre deri në katër herë në javë. Kjo do të thotë mesatarisht një gotë alkool në ditë për gratë dhe dy gota për meshkujt, do të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës tek ajo pjesë e popullsisë me rrezik.
Çokollata mund të jetë e shëndetshme
Po, por bëhet fjalë për çokollatën e errët e cila përmban një përqindje të lartë të kakaos. Pikërisht, kakaoja ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ul procesin e inflamacionit dhe përmirëson punën e sistemit kardiovaskular.
Patatja është aleati juaj
Pure apo e pjekur, patatja është zgjedhja e përkryer kur bëhet fjalë për punën apo funksionin e zemrës. Një avantazh tjetër është se patatja është e lirë, si dhe një ushqim i shëndetshëm i cili mund të gjendet fare lehtë. Burimi i pasur i magnezit dhe kaliumit në patate janë një kombinim i mirë për për uljen e presionit të gjakut.
Vaj kanola
Përbërja prej 93% yndyrë të pangopur, e bën atë zgjedhjen më të mirë përsa i përket vajit. Studimet kanë treguar se kosumimi i rregullt i vajit kanola përmirëson sistemin kardiovaskular. Shija neutrale e bën atë ideal për çdo ushqim.
Drithëra me kokrra
Kosumimi i farave apo kokrrave në vend që ato të jenë të rafinuara është një përparim domethënës për ju. Në kët grup bëjnë pjesë drithërat konsumimi i të cilave ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq, triglicerideve si dhe në reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Studimet më të fundit tregojnë se gratë të cilat konsumojnë dy racione drithëra në ditë e zvogëlojnë 30% rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me gratë të cilat konsumojnë vetëm një racion në javë. Do të ishte ideale të konsumonit drithëra të cilat nuk përmbajnë sheqer shtesë.
Brokoli
Brokoli është një aleat i rëndësishëm në misionin tuaj për të patur një zemër të shëndetshme dhe enë gjaku të shëndetshme. Konsumimi i rregullt i brokolit ruan shëndetin e zemrës si dhe i bën enët e gjakut më elastike. Përveç kësaj, është i pasur me hekur, vitaminë A dhe C si dhe me vitamina të grupit B. Nëse kujdeseni për shëndetin e zemrës tuaj, vendoseni brokolin në menynë tuaj të përditshme.