Tensioni i lartë shkaku për sulm në zemër, një problem që shpesh shfaqet edhe tek të rinjtë

Bilion njerëz në botë kanë problem me tensionin e lartë të gjakut, ndërsa pritjet janë së kjo shifër të rritet për 50% deri në vitin 2025 . Të dhënat tregojnë se vetëm një e treta trajtohen, ndërsa vetëm 30% e personave të trajtuar janë me tension të rregulluar të gjakut. Përveç numrit të madh të njerëzve të diagnostikuar me tension të lartë të gjakut, brengos fakti që ka shumë njerëz që nuk e dinë se kanë tension të lartë. Prandaj nga këtu vjen sinonimi i tij “vrasës i heshtur”. Me rastin e ditës botërore për luftë kundër tensionit të lartë të gjakut, 17 maj, biseduam me Dr. Daniela Projevska, kardiolog nga “Acibadem Sistina”.

Dhimbje koke të shpeshta, takikardia, dridhje – simptomat më të zakonshme

Nuk ka asnjë shenjë për të zbuluar tensionin e gjakut. Zakonisht është një kombinim prej disa simptomave, të cilat mund të shfaqen tek disa sëmundje të tjera, prandaj pacientët nuk drejtohen menjëherë në vendin e duhur.

“Shumë shpesh një nga shenjat e para dhe më të njohura janë dhimbjet e shpeshta në kokë, në pjesë të caktuara të kokës dhe qafës,  qafa e mpirë,  mund të shafet disa ditë dhe nuk qetësohet me analgjetikët standarde. “Disa pacientë ndiejnë takikardi, disa shqetësim në gjoks, dridhje e duarve, humbja e fuqisë, pagjumësi”, tha Dr. Projevska.

Mënyra e shpejtë e jetës, ushqimi i shpejtë i konservuar dhe i kripur ose me energji të lartë, aktiviteti i ulet fizik janë arsyet kryesore për ndryshimin e kufirit të moshës.

“Tek njerëzit e moshës 50-60 vjeç. është normale të presim ndryshimin dhe rritjene tensionit të gjakut, por sot 40% e pacientëve janë nën 60 vjeç, ose 20-25% e pacientëve janë të moshës 30-45 vjeç, më të prekur janë burrat. Fatkeqësisht, gjithnjë e më shumë në ordinancat tona vijnë pacientë të rinj me probleme kardiovaskulare.  Ulja e kufirit të moshës është për shkak të mënyrës së jetës së shpejtë dhe mosaktivitetit, duke shpjeguar  gjithmonë se “nuk kemi aktivitet dhe nuk kemi kohë”, thotë Dr. Daniela Projevska, kardiologe.

Hipertensioni shkakton pasoja mbi zemrën

Me mostrajtimin e tensionit të lartë të gjakut lidhen një seri të dëmtimeve të organeve dhe një seri të dëmtimeve në sistemet e organeve. Së pari, dëmtohet zemra që mund të manifestohet me frikën që kanë të gjithë, dmth. bëhet fjalë për sulmin në zemër ose vdekjen e papritur kardiake. Duke e shqyrtuar në mënyrë afatgjate, pas viteve të shumta me mostrajtim të tensionit të lartë të gjakut shkaktohet trashje dhe më pas zgjerim në disa pjesë të zemrës , shfaqet dobësia e zemrës ose çrregullimet në ritmin e zemrës, sëmundje të enëve të gjakut të trurit me shfaqjen e goditjeve në tru në formë të gjakderdhjes ose infarkteve, në nivel periferik sëmundje të arterieve të këmbëve, dëmtimi i enëve të gjakut të veshkave ose syve deri në fazën e fundit të dëmtimit dhe ulja e aftësive kognitive.

Ndryshimi i stilit të jetës – hapi i parë në trajtimin

Sot, në Evropë, vlerat e tensionit të gjakut nga 140/90 mmHg merren si vlera kufitare për matjen e tensionit të gjakut, me tejkalimin e tyre detyrohet trajtim dhe jepen ilaçe për të rregullimin e tensionit të  gjakut. Trajtimi varet nga vlerat e tensionit të gjakut dhe personi me simptomat . Si hapi i parë  të gjithë pacientët ndyshojnë stilin e  jetës së tyre dhe nëse nuk rregullohet tensioni në këtë mënyrë, është e nevojshme dhe duhet të këshillohet për të përdorur terapi me tableta, terapi afatgjatë nga e cila pacientët kanë më shumë frikë.

Pacientët me tension të lartë të gjakut janë me një rrezik të shtuar nga koronavirusi

Si të gjitha sëmundjet kardiovaskulare, tensioni i lartë i gjakut është në grupin e gjendjeve që mund të jenë të rrezikshme në mënyrë shtesë për pacientët e infektuar me koronavirus. Pacientët me hipertension duhet të zbatojnë masat paraprake për të mbrojtur veten.

Parandalimi fillon në moshën më të hershme, prandaj duhet të jemi një shembull nga i cili do të mësojnë edhe më të rinjtë.

“Mënyra e shëndetshme e jetës dhe ushqimi i mirë duhet të praktikohen në tërë familjen, jo vetëm nga personi me tension të lartë, të praktikohen ushqimi i shëndoshë, më pak kripë në ushqim, të merren pesë porcione me fruta dhe perime, mirëmbajtja e peshës trupore, aktiviteti fizik gjatë ditës dhe menaxhimi i stresit. Ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik janë bazë për një jetë të shëndetshme, të gjatë dhe cilësore. Atëherë kur do të vërehet ndryshim në tensionin e gjakut mjeku do të këshillojë marrjen e terapisë së përshtatshme, nëdersa pacienti duhet ta pranojë këtë masë dhe ta zbatojë atë rregullisht ”, pajtohet Dr. Projevska.

Shpërndaj