Home » Blog » Shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut » PERSONAT ME SËMUNDJE TË ZEMRËS DHE SËMUNDJE KRONIKE MË TË RREZIKUAR NGA KORONAVIRUSI- T’I RESPEKTOJNË REKOMANDIMET DHE TA MARRIN TERAPINË NË MËNYRË TË RREGULLT

PERSONAT ME SËMUNDJE TË ZEMRËS DHE SËMUNDJE KRONIKE MË TË RREZIKUAR NGA KORONAVIRUSI- T’I RESPEKTOJNË REKOMANDIMET DHE TA MARRIN TERAPINË NË MËNYRË TË RREGULLT

Сподели

Personat me sëmundje kronike dhe pacientët kardiologjike janë më të rrezikuar nga koronavirusi Covid-19. Mjekët kardiologë rekomandojnë respektimin e rekomandimeve të pushteteve shëndetësore,  të izolohen nga personat potencialisht e infektuar, ta marrin terapinë në mënyrë të rregullt, të mos vizitojnë mjekun nëse nuk ka nevojë. Rekomandimet për mbrojtje gjatë periudhës së pandemisë nga koronavirusi duhet të ndiqen dhe të respektohen sepse japin udhëzime të shkëlqyeshme për qytetarët tanë veçanërisht për personat me problemet kardiologjike, këshillon dr.Zharko Hristovski, kardiolog nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”.

“Për personat me sëmundje kronike dhe probleme kardiologjike rekomandimi kryesor është të izolohen tërësisht nga personat e infektuar, ta marrin terapinë e përshkruar, të konsumojnë ushqim plot me vitamina. Për pyetjet specifike për çdo rast të veçantë veçanërisht shfaqen simptoma të infeksionit respirator këshilloj të bëhet konsultim me mjekun tuaj i cili do të rekomandojë ekzaminime dhe testime shtesë. Për problemin specifik me probleme eventuale të zemrës rekomandoj ta konsultoni mjekun tuaj kardiolog përmes telefonit, mesazhit ose postës elektronike”, thekson Dr. Hristovski.

Më te rrezikuar janë pacientët më të moshuar

Pacientët me sëmundje kardiologjike duhet t’i ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga virusi, ta marrin terapinë e përshkuar kardiologjike në mënyrë të rregullt.  Për shkak të faktit se bëhet fjalë për pacientë me rrezik më të madh ndaj shëndetit, sipas mjekut Dr. Hristovski, këtapacientë duhet të jenë më të disiplinuar në respektimin e rekomandimeve për shmangien e kontakteve dhe qëndrimin në grupe të mëdha veçanërisht me persona të panjohur.

“Rreziku nga Covid – 19 për pacientet me sëmundje në zemër mund të analizohet për çdo person në mënyrë të veçantë po gjithçka varet nga gjendja e përgjithshme dhe mosha e pacientit. Tensioni i ngritur i gjakut nuk është në korrelacion të drejtpërdrejt me rrezikun e infeksionit”, shpjegon Dr. Hristovski.

Terapia e përshkruar të merret në mënyrë të rregullt dhe të konsumohet ushqim plot me vitaminë

Kardiologu Dr. Zharko Hristovski thekson se në këtë moment nuk ka rekomandim për korrigjim të terapinë e rregullt kardiologjike për potencialisht të infektuar nga ky virus.

“Ka të dhëna të pakonfirmuara për pacientët e rinj lidhur me rrezikun potencial të marrjes së një grupi të veçantë të barnave për tension të gjakut ose barnave josteroide – antireumatike. Do të potencoj se këto të dhëna janë të pakonfirmuara dhe i hutojnë pacientët tanë. Rekomandimi im është ta merrni terapinë tuaj në mënyrë të rregullt.

Lidhur me marrjen e barnave antiinflamatore dhe barnave kundër dhimbjes ose temperaturës së rritur, Dr. Hristovski rekomandon konsultim urgjent me mjekun amë.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt